18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Xhafer Ahmetaj  zgjedhet kryetar i nëndegës së PDK-së në Korishë

Xhafer Ahmetaj është zgjedhur kryetar i nëndegës së PDK-së në Korishë të Prizrenit.

Po ashtu  është zgjedhur edhe Kryesia prej 11 anëtarëve dhe delegatët, të cilët do ta përfaqësojnë këtë nëndegë në Kuvendin Zgjedhor të Degës së PDK-së në Prizren.

Në këtë kuvend ka marrë pjesë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

Kuvendin  zgjedhor e ka hapur Rexhë Ukaj nga kjo nëndegë, ndërsa para të pranishmëve fjalë rasti ka mbajtur kryetari i Komisionit  Zgjedhor, Samir Hoxha.

“Pprocesi zgjedhor deri më tani po ecën në drejtimin e duhur, falë strukturave drejtuese të PDK-së, të cilat po tregojnë gatishmëri dhe përgjegjësi për të punuar”, tha Hoxha.

Samir Hoxha ndër të tjera theksoi se “është shumë inkurajuese interesimi i madh i shumë qytetarëve për të qenë pjesë e strukturave të PDK-së, për t’u anëtarësuar dhe për të marrë përgjegjësi në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike të Kosovës, e cila drejtohet në frymën e “Dekadës së Re” të cilën po e udhëheq kryetari i PDK-së z. Kadri Veseli”.

Një fjalë përshëndetëse ka mbajtur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli.

“Kam zgjedhur Prizrenin dhe nëndegën e Korishës për ta mbajtur Kuvendin e parë zgjedhor, marrë për bazë fuqinë politike që ka treguar kjo nëndegë në të gjitha proceset zgjedhore”, tha ai.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli  falenderoi të gjitha strukturat dhe votuesit për angazhimin dhe punën e bërë gjatë këtyre viteve. Ai në vazhdim theksoi se për të filluar procesin zgjedhor janë bërë shumë analiza dhe është dashur shumë kohë për t’u organizuar dhe për të filluar ky proces. Andaj nga ky proces duhet të dalim më të konsoliduar dhe më të unifikuar si kurrë më parë.

Më Shumë

Tërmet në Malishevë

Pasditen e së hënës ka ndodhur një tërmet në zonën e Malishevës. Siç raporton Meteo Kosova, tërmeti ka qenë epiqendër në mes të Malishevës dhe...

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna të Kosovës është shtyrë afati i regjistrimit të popullsisë me kërkesë të tyre. Qeveria e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur...

Lajmet e Fundit