1.3 C
Prizren
E enjte, 18 Dhjetor, 2025

Xhevahir Spahiu: Do të vdes në borxhe…

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe,
s’është asgjë mbytja në lum a në dhomat e gazit.
I kam borxhe nënës që s’ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit që s’ia hodha pjergullën,
i kam borxhe dashurisë qe ia vodha të dielën,
i kam borxhe krimit që s’i vura emër.

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.
I kam borxhe fjalës që s’e pashë në ëndërr
i kam borxhe korbit që s’ia zbardha pendët,
i kam borxhe vitit ’13 që s’ia mbylla plagët
i kam borxhe ardhmërisë që ia lashë tek pragu
terrin e një kohe të largët.

Do të vdes,
do të vdes i mbytur në borxhe.
U kam borxh të gjallëve,
u kam borxh të vdekurve;
Gurin e varrit e shes
të laj borxhet.
Dhe vë pikën këtu.

Tani mund të flisni
për borxhet që më kini ju.

ObserverKult

—————–

PSE U LEJUA KRYEARTIKULLI I XHEVAHIR SPAHIUT NË “ZËRI I POPULLIT”?

Publikohen disa dokumente te panjohura nga Arkivi Qendror i Shtetit në Tiranë (fondi i ish-Komitetit Qëndror të PPSH-së), të vitit 1973.

Bëhet fjalë mbi një raport-informacion të sekretarit të parë të Komitetit të Partisë së rrethit, Mirditë, dërguar Komitetit Qëndror të PPSH-së.

Raporti iu dergua personalisht, Ramiz Alisë (sekretarit që mbulonte propagandën, artin dhe kulturën).

Fliste lidhur me mbledhjet e shumta të organizatave bazë të partisë dhe atyre të masave që ishin mbajtur në atë rreth, në luftën kundër çfaqeve të huaja “nën frymën e fjalimit të shokut Enver Hoxha, mbajtur në Pleniumin e III të Komitetit Qendror dhe aparatin e Presidiumit të Kuvendit Popullor, për problemet e kulturës, letërsisë dhe arteve”.

Të gjitha kritikat dhe akuzat që janë bërë në mbledhjet e Mirditës, jo vetëm për problemet…

që kishte publikuar një kryeartikull të gazetarit e poetit të njohur, Xhevahir Spahiu, i cili vetëm para pak kohësh, ishte kritikuar nga ‘shoku Enver’!

Tekstin e plotë e gjeni duke klikuar KETU

Më Shumë

Gjendet një trup i pajetë në Prizren, dyshohet për vdekje nga arma e zjarrit

Një trup i pajetë është gjetur para pak çastesh në qytetin e Prizrenit. Sipas informacioneve të para të Insajderi, dyshohet se vdekja e viktimës është...

47 konsumatorë shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit për mospagesë në rajonin e Prizrenit

Inspektoriati i KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A – Prizren, në bashkëpunim me të gjitha njësitë operuese, ka vazhduar sot aksionin për shkyçjen nga rrjeti i...

Lajmet e Fundit