14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Ylber Vata shpallet qytetar nderi i Prizrenit

Në një seancë solemne të Kuvendit të Komunës, u shpall sot Qytetar Nderi i Prizrenit, dr. Ylber Vata, i cili në ditët më të këqija të historisë sonë të re trajtoi dhe mjekoi shqiptarët e dëbuar gjatë luftës dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që qëndronin në Kukës gjatë vitit 1999.

Veprat e Vatës janë më të mëdha se fjalët pasi ai në supe mban shumë plagë të shëruara e shumë jetë të shpëtuara.

Qytetit të Lidhjes, ku u vunë themelet e rezistencës ndaj pushtuesve, iu shtua edhe një qytetar nderi, i cili me veprën e tij i sfidoi limitet shkencore për t’i shkrirë ato në humane si dhe konfirmoi dashurinë vëllazërore në kohërat më të vështira të kombit.

Më Shumë

Liria e Prizrenit rikthehet në shtëpi, pret Besën e Pejës

Liria e Prizrenit rikthehet para tifozëve të saj në kuadër të javës së 31-të të Raiffeisen Liga e Parë, ku do të përballet me...

Vushtrria mposht Prizrenin me “poker” golash

Vushtrria ka triumfuar 4-1 ndaj Prizrenit në javën e 31-të të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit e zgjidhën ndeshjen që në pjesën e parë, duke realizuar...

Lajmet e Fundit