Ylli fiton derbin ndaj Bashkimit në Prizren

Golden Eagle Ylli ka fituar derbin e kësaj xhiro, duke mundur në udhëtim Bashkimin me rezultat 89:93 (26:30, 21:22, 20:24, 22:17), në kuadër të javës së 22-të në Superigën e Kosovës në basketboll.

Ylli e nisi ndeshjen më mirë dhe arrin që çerekun e parë ta fitojë me rezultat 26:30. Lojë më e barabartë u zhvillua në periodën e dytë, që përfundon 21:22, derisa skuadrat shkuan në pushim me rezultat 47:52.

Skuadra nga Theranda vazhdoi me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë që e fiton 20:24, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash tregonte shifrat 67:76.

Por, Bashkimi nuk u dorëzua dhe arrin të kalojë të shkrijë epërsinë dhe të kalojë në avantazh 86:85, duke e bërë ndeshjen shumë interesante dhe dramatike. Sidoqoftë, në momentet e fundit, skuadra mysafire u tregua më e përqendruar dhe fitoi 89:93.

Te Bashkimi më i dalluari ishte Corey Ross me 22 pikë e dhjetë kërcime, kurse te Ylli më të mirët në fushë ishin Samir Zekiqi me 21 pikë e gjashtë kërcime, Valon Bunjaku me 16 pikë, gjashtë kërcime e 10 asistime, Rilind Krasniqi me 18 pikë dhe Terrel Eveeret me 14 pikë, shtatë kërcime e shtatë asistime.

Bashkimi tani ka 12 fitore dhe shtatë humbje, derisa Golden Eagle Ylli kalon në pozitën e dytë me 14 fitore dhe gjashtë humbje.

Më Shumë

Ballkani U19 shpallet kampion i Kosovës, siguron pjesëmarrjen në Evropë

Ekipi U19 i Ballkanit është shpallur kampion i Kosovës për sezonin 2025/26, duke kurorëzuar me sukses një edicion të jashtëzakonshëm në futbollin e grupmoshave Me...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit