32.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ylli mposht Pejën në finalen e parë

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore në ndeshjen e parë finale ndaj Pejës me rezultat 75:83 dhe bën hapin e parë drejt titullit kampion.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë u nis me avantazh të suharekasve dhe u mbyll ashtu, edhe pse çereku i fundit ishte mjaft elektrizues, shkruan Gazeta Express.

Çereku i parë i ndeshjes përfundoi 16:22 për Yllin, teksa në përfundim të pjesës së parë suharekasit e thelluan epërsinë 33:42.

Në çerekun e tretë pejanët u këndellën pak duke e mbyllur atë në vetëm gjashtë pikë diferencë, 55:61.

Çereku i fundit nisi mirë për vendasit që në një moment iu afruan në tri pikë, megjithatë Ylli e rimorri ndeshjen nën kontroll dhe në fund triumfoi 75:83.

Te Peja u dalluan Laron Dandy me 17 pikë e 12 kërcime dhe Brandon Walters me 16 pikë e 10 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli më i dalluari ishte Erjon Kastrati me 26 pikë e pesë asistime. Ndeshja e radhës zhvillohet të dielën mbrëma në Therandë.

Kështu, ekipi nga Suhareka bën fitoren e parë në serinë e finaleve, teksa i nevojiten edhe dy të tjera për t’u shpallur kampion. /Gazeta Express/

Më Shumë

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit