10.7 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Zafir Berisha: Asociacioni, ‘vrimë e zezë’ për Kosovën

Kyetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të komunave më shumicë serbe. Berisha në një postim në rrjetin social Facebook, ka shkruar se marrëveshja për asociacionin është e dëmshme për vendin dhe jep elemente të një pushteti të tretë. Sipas deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës qytetarët nuk do të ia falin kësaj garniture politike këtë tradhti qe po i’a bën Kosovën.

Më poshtë postimi i plotë i Berishës:

Marrëveshja Mustafa – Vucic për asociacionin e komunave serbe është edhe një dëshmi se kjo garniturë politike është kundër perspektivës evropiane të shtetit të Kosovës.

Që në momentin kur Serbia është bërë palë në diskutimin e çështjeve te brendshme të Kosovës ka pasur sinjale se vendi ynë po rrëshqet drejtë bosnjëzimit duke krijuar “vrima të zeza” të cilat e lënë Kosovën shtet jo funksional dhe që varet nga “vullneti” i Serbisë.

Marrëveshja për asociacionin e komunave serbe në Kosovë jep elemente të një pushteti të tretë, të cilat nuk janë të parapara me Kushtetutën e vendit dhe ligjet në fuqi sepse në pikat ku flitet rreth organizimit të brendshëm të këtij asociacioni askund nuk përmendet funksionimi i tij në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, por i jepet mundësi këtij mekanizmi te ketë statut dhe rregullore të brendshme organizative dhe të ketë simbole të cilat nuk obligohen që të jenë në përputhje me ligjet e vendit.

Tradhtia që po i bëhet Kosovës që nga marrëveshja e parë në Bruksel e në vazhdimësi është akti më i ulët dhe më qyqarë që janë duke bërë kjo garniturë politike, për të cilën qytetari i Kosovës nuk do ti ja falë asnjëherë.

Më Shumë

Hoxhallarët marrin pjesë në varrimin e Dom Kelmend Spaqit

Dom Kelmend Spaqi, u varros sot në Velezhë të Prizrenit.   Prifti shquhet për veprimtarinë atdhetare në Kishën e Gllogjanit, duke i mbrojtur edhe civilët shqiptarë...

Duel jetik në Suharekë: Ylli synon vendin e katërt, Rahoveci mbijetesën

Golden Eagle Ylli dhe Rahoveci 029 përballen në një nga ndeshjet më të rëndësishme të xhiros së fundit në Superliga e Kosovës në basketboll. Takimi...

Lajmet e Fundit