Zafir Berisha e kujton “Drinin”: Vrasja e tij ishte humbje për Prizrenin

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Ekrem Rexha -‘Drini’, në 21 vjetorin e vrasjes.

Sipas tij, vrasje e “Drinit” nuk ishte humbje vetëm për familjen e tij.

“Vrasja e ‘Drinit” ishte humbje për Prizrenin, Kosovën dhe perspektiven evropiane të vendit tonë”, shkruan Berisha në Facebook.

“Në kulmin e luftës për liri nga UÇK-jë kundër okupatorit serbo-sllavë dhe argatëve të tyre, Ekrem Rexhaj-Drini iu përgjigj thirrjes së atdheut, duke iu bashkuar radhëve të UÇK-së në Vërri të Prizrenit nga mesi i korrikut të vitit 1998, me sugjerim të SH.P. UÇK-së, ku edhe ushtroi detyra shumë të rëndësishme në organizim dhe mobilizim të njësive të UÇK-së”.

“Ekrem Rexha-Drini gjatë luftës mori pjesë në shumë beteja për liri, ku ishte edhe i plagosur, por i pa nënshtruar, duke ushtruar shumë detyra të rëndësishme si komandant i Br-125 , i ZOP të UÇK-së, anëtar i SH.P- UÇK-së”.

“Në luftën titanike për lirinë e Kosovës u bënë shumë beteja dhe aksione kundër okupatorit serbë, deri më 12 qershor 1999 kur me ndihmën edhe të forcave të NATO-s ndodhi çlirimin i Prizrenit dhe Kosovës ku ‘Drini’ kishte rolë të veçantë për t’i dhënë fund sundimit sllavë në tokat tona”, shkruan Berisha/PrizrePress.com/

Më Shumë

Nuk ndalet Bashkimi, merret vesh me Divine Myles?

Bashkimi vazhdon me riorganizimin e skuadrës vetëm pak ditës pas mbylljes së kampionatit të sivjetm. Pas zyrtarizimit të vazhdimeve të kontratave me disa nga lojtarët...

Igor Jovovic mbetet në krye të Bashkimit edhe për një sezon tjetër

Bashkimi ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Igor Jovovic edhe për edicionin e ardhshëm. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një...

Lajmet e Fundit