13.7 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Zafir Berisha e quan “debil” kryetarin e SBASHK-ut

Deputeti nga radhët e NISMA, Zafir Berisha, është shprehur me fjalë të rënda ndaj kryetarit të SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Ai gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për orët e humbura në arsim, e cilësoi kreun e SBASHK-ut një “debill” që shet mend para opinionit publik, ndërsa vetë e ka pagën shumë të lartë.

“Ky ‘debill’ që ka bërë kaos në gjendjen në arsim, nuk ia ka shkel të drejtave të fëmijëve dhe nuk ia shkel, ndërsa ata që zbatojnë ligjin dhe veprojnë në përputhje me përgjegjësitë po iu shkelkan të drejtat. Megjithatë dua të dal në mënyrë kronologjike se si kjo sindikatë e udhëhequr nga një injorant i sojit të veçantë me një grumbull injorantësh rreth vetes. Së pari duhet solidarizuar me kolegët e vet, rreth tridhjetë mijë intelektualë, të identifikohet me një njëri që vetëm kur e sheh si fotografi është ofenduese, kjo është pa koment. Si do që të jetë, ai duhet të tregohet me vepra para punëtorëve të arsimit dhe jo vetë të marrë pagën më të lart se të deputetit dhe ministrit, dhe çdo ditë shet mend para opinionit”, tha Berisha. /kp/Telegrafi/

Më Shumë

Junior 06 Moni Bau shpallet kampione e Kupës së Kosovës U16

Junior 06 Moni Bau është shpallur kampione e Kupës së Kosovës në kategorinë U16 për vajza, pasi në finalen e zhvilluar mposhti bindshëm ekipin...

Në Zlipotok përkujtohet 111-vjetori i Betejës së Çanakkalasë

Në fshatin Zlipotok të Dragash është mbajtur një ceremoni përkujtimore me rastin e 111-vjetorit të Betejës së Çanakkalasë, e organizuar nga KFOR-i Turk. Në këtë...

Lajmet e Fundit