15.7 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Zafir Berisha hap fushatën zgjedhore para Memorialit të Dëshmorëve

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Zafir Berisha, dhe kandidatët për Kuvendin e Prizrenit, në përputhje me manualin për mbrojtje nga COVID-19, hapën zyrtarisht fushatën zgjedhore nga Memoriali i Dëshmorëve dhe Shtatorja e Heroit të Kombit Remzi Ademaj.

“Po e fillojmë këtë fushatë zgjedhore si asnjëherë më parë, në frymë të rikthimit të shprsës për qytetin e Prizrenit, shpresë kjo e cila është shuar nga njerëz të papërgjegjshëm të cilët tash e sa vite interesin personal e kanë vendosur para atij shoqëror, andaj NISMA Socialdemokrate, është alternativa më serioze për qytetin e Prizrenit e cila angazhimin kryesor do ta ketë në rikthimin e shpresës tek çdo qytetar”, tha Zafir Berisha.

Më Shumë

Arti në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur shqiptar Ilir Shkurti

Është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare aktori pogradecar Ilir Shkurti, një nga figurat e njohura të jetës artistike të qytetit. I lindur më 30...

Kastrati: Synojmë që Malisheva të bëhet komuna më e pastër në vend

Ka nisur aksioni njëmujor për pastrimin e ambientit në Komunën e Malishevës, me moton “Për Malishevën e pastër”, i cili do të zgjasë gjatë...

Lajmet e Fundit