17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Prizren, katërmbëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave

Përmes raportit 24 orësh të Prokurorit të Shtetit, është bërë e ditur se nga Prokuroritë e vendit janë ngritur 75 aktakuza kundër 85 personave, raporton Drejtësia Sot.

Kështu, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Shmangia nga tatimi”.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëzetekatër aktakuza kundër tridhjetetre personave, ku njëra nga aktakuzat e ngritura është ndaj dy personave për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.

Në 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur katërmbëdhjetë aktakuza kundër katërmbëdhjetë personave, ndërsa Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për shkak të veprës penale “Uzurpimi i paligjshëm i pasurisë së paluajtshme”.

Tutje, sipas raportit të Prokurorit të Shtetit, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur njëzetetre aktakuza kundër njëzetetre personave, një nga këto aktakuza është kundër një personi për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesë aktakuza kundër shtatë personave.

Gjithashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dhjetë persona, janë paraqitur katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër shtatë personave dhe dy kërkesa për sekuestrim të përkohshëm të sendeve.

Më Shumë

Policia e Kosovës ka një apel për shoferët: Kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje drejtueseve të automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes pas fillimit të reshjeve të shiut në vend. Në...

Totaj e Lladrovci diskutojnë për një bashkëpunim ekonomik

Në një takim zyrtar sot, kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, në prani të miqve anglezë. Diskutimet u fokusuan...

Lajmet e Fundit