17.5 C
Prizren
E diel, 12 Tetor, 2025

Zafir Berisha kërkon dorëheqjen e Shpend Maxhunit pas skandalit me djalin e tij

Në orët e vona të datës 13 tetor të këtij viti, Policia e Kosovës e ka ndalur një veturë të tipit “Golf”. Në veturë kanë qenë tre persona. Armë dhe drogë u gjetën në veturën e babait të shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, madje i dyshuar është edhe vetë ai.

Gazeta Express ka biseduar me anëtarin e Komisionit parlamentar për Mbiikëqyrjen e AKI’së, deputetin Zafir Berisha, i cili ka thënë se për këtë do t’ia kërkojë dorëheqjen Shpend Maxhunit.

“Ky është kulmi i skandaleve të Shpend Maxhunit. Të martën në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e AKI’së do të kërkojë të merremi me këtë rast.”, ka thënë deputeti Berisha për Gazetën Express.

“Pos skandaleve të njëpasnjëshme në Polici, z. Maxhuni po e përcjellin edhe skandale në AKI. Përfundimisht do të kërkojmë prej Presidentit dhr Kryeministrit të merren me figurën e shefit të AKI’së që nënkupton edhe shkarkimin e tij”, tha Berisha.

Koha Ditore ka shkruar se armë pa leje e substanca narkotike dyshohet se janë gjetur në veturë, pronë e Enver Maxhunit, por që është vozitur nga nipi i tij, që është djali i një prej njerëzve kryesorë të sigurisë në Kosovë, Shpend Maxhuni.

Ndonëse Policia e Kosovës kishte bërë kallëzim penal për dy të rinjtë, përkatësisht për Sh.M. dhe kushëririn e tij R.M., kallëzimi penal nuk është proceduar në Prokurorinë Themelore të Prishtinës.

Rastin e skandalit të shefit të AKI’se me djalin e tij e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës për Gazetën Express.

Që nga pas lufta Shpend Maxhuni është në hierarkinë e institucioneve të sigurisë. Fillimisht ishte Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, e tash Shef i Agjencisë Inteligjente të Kosovës./GazetaExpress/

Më Shumë

Fillon sot edicioni i 22-të i “Javës së Bibliotekës’

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” organizon edicionin e 22-të të Javës së Bibliotekës, që këtë vit merr përmasa ndërkombëtare. Java e Bibliotekës për...

Fillimi i javës me shi e erëra të forta

Gjatë javës së ardhshme, vendi ynë do të përfshihet nga masa ajrore të paqëndrueshme me origjinë perëndimore dhe veriperëndimore, të cilat do të sjellin...

Lajmet e Fundit