15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

Zafir Berisha: Qeveri pa Nismën nuk do të ketë pas zgjedhjeve

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha nuk ka dilema që subjekti politik që përfaqëson, do të përcaktojë formimin e Qeverisë së Kosovës.

Ai pret që qytetarët në zgjedhjet e 6 tetorit, do ta votojnë Fatmir Limajn për kryeministër.

“Fatmir Limaj i ka dhënë shumë Kosovës, në momentet vendimtare”, shprehet ai për “PrizrenPress”.

“Është njeri që i ka dhënë shumë Kosovës”.

“Limaj sot në garë i ka 5 qytetarë të respektuar përballë për kryeministër, por krahasuar me atë ky ka shumë përparësi”.

Berisha është në garë sërish për deputet të Kuvendit të Kosovës.

Ai beson se deri më tash i ka shërbyer vendit.

“Unë kam qenë në tri mandate në Kuvend, që nga shpallja e pavarësisë dhe besoj se i kam shërbyer me guxim vendit”.

“Mendoj se ende kam çka me i dhanë institucioneve “

Sipas tij, institucionet që do të formohen pas këtyre zgjedhjeve kanë para vetës zgjidhjen e shumë problemeve.

“Presim të dalim më mirë se që mendojnë rivalët tanë politik dhe Nisma të jetë faktori kryesor për bërjen e institucioneve të Kosovës”.

“Do të realizojmë programin tonë që është program që zgjidhë problemet e qytetarëve”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Asfaltohet segmenti rrugor prej 160 metrash në Gjonaj

Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prizrenit ka filluar punimet për asfaltimin e një segmenti rrugor prej rreth 160 metrash në afërsi të...

A do t’ia prishë Rahoveci ecurinë Trepçës këtë fundjavë?

Kampioni në fuqi dhe lideri Trepça këtë fundjavë i shkon Rahovecit në kërkim të fitores së 19-të me radhë. Rahovecasit mund të hyjnë të frymëzuar...

Lajmet e Fundit