14.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Zafir Berisha shënoi pesë vjetorin e partisë së tij

Bashkimit Demokratik në Prizren ka shënuar sot pesë vjetorin e themelimit.

Kryetari Zafir Berisha tha se BD-ja lindi si forcë politike para pesë viteve në qytetin e Prizrenit për shkak se subjektet tjera politike në atë kohë ishin ngulfatur nga mentaliteti individualist i menaxhimit.

“Ky mentalitet për fat të keq është bartur edhe në institucionet lokale dhe qendrore, pasi që kishin vënë politikat në shërbim të individëve dhe grupeve të caktuara”, tha Berisha.

Ai foli edhe për situatën ekonomike dhe politike në vend.

“Kosova po kalon momente të vështira për shkak të koalicionit jo parimorë në institucionet qendrore, i cili është duke e dëmtuar imazhin dhe perspektiven pro evropiane, edhe për kundër faktit që në zgjedhjet e fundit qytetarët votuan për ndryshime”.

“Ndryshimet nuk ndodhën, sepse erdh në shprehje interesi i individëve dhe grupeve parapolitike”.

“Krimi dhe korrupsioni nëpër institucione është dëmi më i madh që po i bëhet këtij vendi nga koalicioni PDK-LDK-Serbska, ku për fat të keq kjo shkollë e keq-qeverisjes më së rëndi po përjetohet në qytetin e Prizrenit, qytet i cili vazhdon të udhëhiqet nga njerëz të cilët janë të dënuar nga drejtësia”.

Shefi i grupit të kuvendarëve në Prizren nga radhët e BD-së Skënder Susuri tha ndërkaq se në zgjedhjet e fundit lokale Bashkimi Demokratik doli forca e tretë politike në Prizren dhe i qëndroi besnik parimeve për ndryshime.

“Këto ndryshime për fat të keq nuk ndodhën për shkak të presionit dhe shantazheve që iu bënë qytetarëve nga njerëzit e veshur me pushtetin qendrorë”,tha Susuri

Bashkimi Demokratik vazhdon të ketë pesë këshilltarë në kuvendin komunal në Prizren dhe Dragash si dhe një deputet në Kuvendin e Kosovës të cilët me angazhimin e tyre janë duke bërë përpjekje që kërkesat dhe nevojat e qytetarëve ti jetësojmë.

“Bashkimi Demokratik do të vazhdojë angazhimin e vet politik në shërbim të ndryshimeve pozitive dhe është i bindur se shumë shpejtë në Prizren, bashkë me qytetarët dhe forcat tjera progresive do të bëjnë ndryshimin i cili do të reflektojë edhe në ndryshime të nevojshme në nivel vendi”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vajza në Rahovec raporton se i është zhdukur nëna

Një vajzë nga Rahoveci, ka raportuar në Polici se nëna e saj është larguar nga shtëpia të shtunën e javës së kaluar dhe nuk...

Kapet me armë ilegale në Rahovec, i dyshuari lirohet në procedurë të rregullt

Në Rahovec, dje në ora 20:20, një person  është arrestuar pasi gjatë një kontrolli në automjetin e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë...

Lajmet e Fundit