6.8 C
Prizren
E diel, 27 Tetor, 2024

Zafir Berisha: Vrasja e “Drinit” ishte paralajmërim se Kosova po futej në rrugë pakrye

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Ekrem Rexha-‘Drini’, në 20 vjetorin e vrasjes.

Sipas tij, vrasja e “Drinit” ishte paralajmërim se Kosova po futej në një rrugë pakrye.
“Vrasja e ‘Drinit’ ishte një paralajmërim se Kosova po futet në një rrugë pakrye, ku krimi i organizuar në bashkëpunim me barkëqitjen sllave që po kundërmon ende në Kosovë, do ta shkatërrojë seriozisht vlerën e këtij vendi që quhet UÇK, dhe vendin do ta dërgojë drejtë falimentimit”, tha Berisha.

Ish-komandanti i UÇK-së Ekrem Rexha -‘Drini’ u vra para shtëpisë së tij, në lagjen “Bazhdarhane”, në mëngjesin e 8 majit të vitit 2000, në kohën kur po punonte si drejtor komunal për Emergjencë.

Në momentin kritik ai kishte dalë të ndezte veturën për të shkuar në punë, ndërsa ishte qëlluar me armë automatike, derisa po shikonte gomën e parë të veturës, nga ana e shoferit që ishte shpuar qëllimisht.

Për zbardhjen e vrasjes, nën drejtimin e ndërkombëtarëve në Prizren, janë mbajtur dy procese gjyqësore, por në mungesë provash, të akuzuarit, ish-pjesëtarë të UÇK-së, por edhe ish-shokë të “Drinit”, janë liruar.

Zafir Berisha tha se vrasja e “Drinit” nuk ishte humbje vetëm për familjen.

“Vrasja e ‘Drinit’ nuk ishte humbje vetëm për familjen dhe shokët e luftës, por për Prizrenin dhe Kosovën”, shprehet ai.

Berisha kujton edhe momente të luftës me “Drinin”.

“Në Vërri të Prizrenit erdh në korrik të vitit 1998 me sugjerim të SHP të UÇK-së. Ushtroi detyra shumë të rëndësishme në organizim dhe mobilizim të njësive të UÇK-së”, kujton ai.

“Mori pjesë në nxjerrjen e ushtarëve nga rrethimi në fshatin Buçe dhe në malet e fshatit Brezne, ku shkuam në ndihmë, unë me një pjesë tjetër të fshatit Kushtrim, pasi ishte pozicionim më i afërt i UÇK-së me fushëbetejën”.

“Në këtë aksion kanë qenë edhe policia ushtarake dhe një pjesë e Shtabit Lokal (më vonë Brigada 125) ku ka qenë edhe Ekrem Rexha – ‘Drini’, i cili pas ofensivës së 16 korrikut të vitit 1998, ishte vendosur në Shtabin Lokal të UÇK-së në Vërri dhe kishte detyrën e Shefit të Operativës së Shtabit (komandant i së cilës ishte Remzi Ademaj-‘Petriti’)”.

“Ishte edhe pjesë e operacionit në nxjerrjen e dy kufomave të dëshmorëve në luftimet e Buçes dhe Breznes, si dhe të plagosurve, ku ishte edhe një pjesë e komandës së Shtabit Lokal dhe një pjesë e Batalionit të Parë dhe Dytë, si dhe komplet Policia Ushtarake, e udhëhequr nga Salajdin Berisha, Agim Shala me Njësinë Speciale dhe Xhevat Berisha i shoqëruar nga luftëtarë nga Vërmica dhe Zhuri, i cili shkuan në fushbetejë për marrjen e kufomës së dëshmorit Nexhat Fanaj”.

“Ekrem Rexha-Drini mori pjesë në shumë beteja për liri, ishte i plagosur në luftë, por i pa nënshtruar. Ishte komandant i Brigadës-125, i ZOP të UÇK-së, dhe anëtar i SHP-së së UÇK-së”.

“Lufta për lirinë e Kosovës vazhdoi me shumë beteja kundër okupatorit serb, deri më 12 qershor 1999, në çlirimin e Prizrenit dhe Kosovës ku ‘Drini’ kishte rolë të veçantë dhe ku përfundimisht iu dha fund sundimit sllavë në tokat tona”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Basketbollistja Gerta Hoti pritet nga kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi e ka pritur në takim basketbollistën e talentuar, Gerta Hoti së bashku me babain e saj, Agron...

DokuFest fton filmbërësit që të aplikojnë për programin e edicionit të 24-të të festivalit

DokuFest ka hapur thirrjen për aplikim të filmave për edicionin 24-të të festivalit.   Festivali ndërkombëtar i filmave dokumentarë dhe të shkurtër që mbahet në Prizren...

Lajmet e Fundit