28.7 C
Prizren
E hënë, 23 Qershor, 2025

Zbardhen detaje për hetime në rastin e Kumanovës

Një shkresë e dërguar nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë në ambasadën e Kosovës në Shkup ka hapur shumë dilema sa i përket përleshjes që ndodhi në Kumanovë, më 9 dhe 10 maj të këtij viti, ngjarje kjo e cila ende vazhdon të preokupojë opinionin publik me misteret dhe paqartësitë. Një prej mistereve që ende nuk ka shpjegim është edhe fati i atyre që janë dorëzuar, por që pastaj kanë rezultuar të vrarë.

Alsat M ka siguruar dokumentin nga burime te saj që pretendohet të jetë shkrese zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë me të cilën njoftohet Ambasada e Kosovës në Shkup për identitetin e shtetasve të saj të arrestuar gjatë aksionit policor në Kumanovë, më 9 maj.

Kjo letër që mban datën 12 maj, pretendohet të jetë e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë në të cilën qëndrojnë emrat e 23 shtetasve të Kosovës nga të cilët tre emra përsëriten nga dy herë. Ajo që hap dilema është fakti se në këtë shkresë zyrtare me të cilën njoftohet ambasada e Kosovës për identitetin e shtetasve të saj të privuar nga liria gjatë aksionit policor në Kumanovë, figurojnë edhe emra të personave të cilët më vonë rezultuan si të vdekur pra bëhet fjalë për Mirsad Ndrecajn dhe Beg Rizaj.

“Ministria e punëve të jashtme e Republikës së Maqedonisë shpreh respektin e lartë ndaj Ambasadës së Republikës së Kosovës në Shkup dhe ka nderin të ndajë me ju informacionin e Ministrisë së punëve të brendshme të RM-së, sipas së cilës, më 9 maj të vitit 20015, në stacionin policor në Kumanovë , për shkak të kryerjes se veprave penale në territorin e Maqedonisë, janë privuar nga liria shtetasit e Kosovës:Fadil Elshani, Esat Kafixholu, Demë Shehu, Andi Krasniqi, , Muhamed Krasniqi, Shefqet Avaci, Hajrush Avdija, Betim Kabashi, Genc Sefa, Landrit Rustemi, Beg Bajra, Fatmir Recica, Sevdail Miftari, Lirim Krasniqi, Bajram Elshani, Sami Ukshini, Valdet Zeka, Mirsad Kerimi, Demë Shehu, Sami Ukshini, Mirsad Ndreca, Beg Rizaj dhe Ziadin Krasniqi”, thuhet në letrën që pretendohet të jetë zyrtare e MPJ-së së Maqedonisë drejtuar ambasadës së Republikës së Kosovës.

Në bazë të kësaj liste, rezulton se emrat e Sami Ukshinit dhe Dem Shehut përmenden nga dy herë si dhe Muhamed Krasniqi i cili ka dhënë edhe identitetin e tij të dytë, Andi Krasniqi që mbajnë të njëjtat të dhëna të lindjes dhe vendbanimit të tij, tranmseton Alsat-M.

Çfarë ka ndodhur me Mirsad Ndrecajn dhe Begë Rizajn mbetet të përgjigjen institucionet e vendit të cilat i paraqitën si të vdekur gjatë aksionit policor në Kumanovë, së bashku me 8 persona të tjerë: Xhafer Zymeraj, Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Sami Kastrioti, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesela dhe Nusret Kaloshi. Këtë mbetet të dëshmojë ndonjë hetim i ri për rastin e Kumanovës nëse një gjë të tillë e kërkojnë autoritetet e Kosovës ose ato ndërkombëtare.

Ndryshe, edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) në Kosovë kishte hedhur dyshime në bazë të dëshmive të dëshmitarëve që kanë marrë pjesë në luftime dhe që kanë treguar se disa nga të vrarët kanë qenë gjallë në momentin e dorëzimit dhe janë shpallur të vrarë më pas.

Më Shumë

Arrestohet një shtetas i huaj në Prizren, kërcënoi policët pas gjobës në trafik

Një shtetas i huaj është arrestuar në Prizren pasi ka kanosur zyrtarët policorë, pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje në trafik. Sipas raportit 24-orësh...

Sulmoi fizikisht gruan e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Është arrestuar një person në Malishevë, pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën...

Lajmet e Fundit