0.7 C
Prizren
E diel, 28 Dhjetor, 2025

Zbulohet arsyeja se përse Nagelsmann refuzoi Chelsea-n

Agjenti i Julian Nagelsmann ka pohuar se ish-trajneri i Bayern Munich-ut ishte zgjedhja “numër 1” e Chelsea-t për të marrë drejtimin në “Stamford Bridge” këtë verë, përpara Mauricio Pochettino-s.

Nagelsmann u tërhoq nga gara për stolin e Bluve në prill pasi u zhgënjye me procesin, duke e lënë derën e hapur për kthimin e Pochettino-s në Premier League.

Pochettino, ish-trajneri i Tottenham-it, ka rënë dakord për kushtet me Chelsea-n dhe është vendosur të fluturojë në Londër për të nënshkruar një marrëveshje trevjeçare në ditët në vijim. Por, duke folur në podcastin e “Bild Phrasenmaher”, Volker Struth ka pohuar se Nagelsmann kishte të drejtë që refuzoi një “klub në ujëra të trazuar”.

Ai gjithashtu hodhi poshtë Chelsea-n si një klub që “shpenzon disa qindra milionë euro” për të rregulluar problemet e tyre dhe la të kuptohet se do të kishte “pritje” që të përmbushte rezultatet.

Agjenti 57-vjeçar tha se “Mund të konfirmoj se Chelsea ishte i shpejtë për të thirrur (pas shkarkimit të Nagelsmann në Bayern Munich). Pati disa biseda telefonike”.

“Ishte vendimi i duhur (nga Nagelsmann) për të mos shkuar atje. Është një klub në ujëra të trazuar për momentin. Dhe politika e tyre e transferimeve, duke shpenzuar disa qindra milionë euro, ka rritur pritshmëritë që duhen përmbushur. Kishte edhe disa çështje të tjera”.

“Ai ishte (zgjedhja) e tyre numër një, ky ishte informacioni ynë. Besoj se do të kishte ndodhur nëse ai do ta kishte dashur”, shtoi agjenti.

Megjithatë, sipas “The Athletic”, Chelsea ka hedhur poshtë pretendime të tilla, duke pranuar interesin e tyre për Nagelsmann, por duke mohuar se ai ishte zgjedhja e tyre e parë.

Qëndrimi i tyre vjen menjëherë pasi u zbulua se Pochettino kishte rënë dakord të bëhej trajneri i ardhshëm i Chelsea-t. Argjentinasi do të vijë nga Spanja për të përfunduar marrëveshjen që do ta bëjë atë të emërohet trajneri i ri i Chelsea-t.

51-vjeçari ka negociuar kontratën e tij dhe është në pritje të dritës jeshile nga avokati i tij përpara se të nënshkruajë dokumentet.

Ndërkohë, Nagelsmann ka qenë jashtë fushës që nga marsi, kur u shkarkua nga trajneri i Bayern Munich-ut dhe u zëvendësua me Thomas Tuchel.

Më Shumë

Plagosja në Duhël të Suharekës, pesë të arrestuar

Pesë persona janë arrestuar si të dyshuar për një rastin e plagosjes që ndodhi dje në fshatin Duhël të Suharekës. Sipas raportit 24-orësh të policisë,...

Dragashi ndalon përdorimin e mjeteve piroteknike, përjashtim nata e ndërrimit të viteve

Komuna e Dragashit ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të produkteve piroteknike në hapësirat e hapura publike, me qëllim të ruajtjes së rendit...

Lajmet e Fundit