3.9 C
Prizren
E enjte, 25 Dhjetor, 2025

Zejnullahu kërkon të diskutohet për procedurat e masterit

Rektori i UP-së, Ramadan Zejnullahu, ftoi anëtarët e senatit të këtij universiteti që të fokusohen në çështjet më të rëndësishme, siç është fillimi i vitit të ri akademik dhe ta miratojnë rendin e ditës.

“Ju ftoj që sot të fokusohemi kryesisht në ato çështje të cilat kanë të bëjnë me fillimin e vitit shkollor, sepse është procedura e shpalljes për studime master. Nga fillimi i këtij viti jemi dakorduar të gjithë së bashku që për studimet master të fillojmë me kohë 1 tetor dhe të mos vonohen ashtu siç janë vonuar deri tash. Unë ju ftoj që të miratojmë këtë rend dite dhe të fillojmë me procedim”, tha rektori Zejnullahu.

E, dekani i Fakultetit të Edukimit, Ethem Çeku, u ankua për gjendjen në të cilën ndodhet UP-ja. Sipas tij problem thelbësor është e ardhmja e UP-së dhe zhvillimet brenda UP-së.

“Angazhimi në aspektin administrativ ndonjëherë e ka eliminu mundësinë që ne të kthehemi t’I hapim problemet të cilat janë thelbësore. Për neve problemet thelbësore edhe në takimin që I patëm është e ardhmja e UP-së, kah po shkon UP, sa kemi zhvillime pozitive, sa kemi avancime në këtë fushë si UP në përgjithësi dhe si fakultete në veçanti…shpeshherë kemi potencuar që kemi konflikt të interesit, a kanë dekanët konflikte interesi, a kanë njësitë akademike konflikte të interesit…e kemi një grup të dekanëve se senati është për të shkelur rregullat, menagjmenti është për t’i mbrojtur. Ky dualizëm se kush është për me mbrojt rregullat e kush me i shkel rregullat më duhet se është një koncept i gabuar dhe që nuk na qon askund”, tha Çeku.
Kemajl Kurteshi, nga Fakulteti i Bujqësisë, kërkoi që votat e senatorëve të jenë të vlefshme çdo herë jo vetëm në raste interesi duke specifikuar këtu rastin e Pranvera Zejnullahut.

Në këtë mbledhje u arrit që të zgjidhet dekani i Fakultetit Juridik. Në këtë post u emërua prof.as.dr. Haxhi Gashi, ndërsa në postin e prodekanit u emëruar të FIM-së, prof.asoc.dr Januz Bunjaku.
Po ashtu është marrë vendim për caktimin e kritereve dhe numrit të studentëve për regjistrim në nivelin master për vitin akademik 2015/16 dhe shpalljen e konkursit për plotësimin e vendeve të lira nga afati i parë në nivelin baçelor.

Më Shumë

Bashkimi fiton në derbin prizrenas ndaj Junior 06

Bashkimi triumfon ndaj Junior 06 në ndeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Femrave, me rezultat 85:60 (19:21, 21:7, 22:19, 23:13), raporton PrizrenPress. Bashkimi...

Vërmicë/ Tentoi të jepte ryshfet, përfundoi në pranga

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Pikën e Kalimit Kufitar Vërmicë, pasi dyshohet se i ka ofruar ryshfet një zyrtari policor gjatë kryerjes...

Shi dhe borë sot

Lajmet e Fundit