3 C
Prizren
E hënë, 22 Dhjetor, 2025

Zelensky: Ushtria ruse ka pësuar humbjen më të madhe në dekada

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka publikuar një video të re në rrjetet sociale, me të cilën i është adresuar popullit ukrainas.

Zelensky tha se ushtria ruse ka pësuar humbjen më të madhe në dekada – duke pretenduar se grupe taktike të batalionit të 31-të të ushtrisë ruse, tani janë të paafta për luftime, transmeton Telegrafi.

Ai ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kryetarit të Melitopolit, i cili u raportuar se mbrëmë është rrëmbyer nga forcat ruse – duke theksuar se ka diskutuar për këtë me liderin gjerman dhe atë francez.

Presidenti ukrainas ka bërë të ditur se Ukraina po punon me Komisionin Evropian, për një procedurë të përshpejtuar për anëtarësim në BE. /Telegrafi/

Më Shumë

Një nxënës theret me thikë në Prizren

Një nxënës është therur me thikë në Prizren, pas një fjalosjeje me një nxënës tjetër. Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës për...

Bashkimi triumfon në njërën nga ndeshjet më emocionuese këtë edicion

Në një super ndeshje, dhe njërën nga sfidat më interesante në këtë edicion, Bashkimi fitoi ndaj GO+ Pejës pas dy vazhdimeve, me shifrat 118:119...

Lajmet e Fundit