12.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Zëvendësministri i Financave tregon se kur do të ekzekutohen pagat prej 170 euro

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka treguar se kur do të ndahen paratë e pakos emergjente.

Ai u shpreh se kjo procedurë mund të nis gjatë javës së ardhshme, gjithmonë nëse presidenti Thaçi do ta dekretojë ligjin sa më shpejtë.

“Duhet me prit që ligji të hyjë në fuqi. Kuvendi e ka miratuar dhe tani shpresojmë që për shkak të situatës, ta them emergjente, presidenti nuk do t’i shfrytëzojë tetë ditët që i ka në dispozicion, por do ta dekretojë ligjin në shpejtësi dhe në momentin që dekretohet ligji, prej të hanës të fillohet me implementimin e pakos emergjente”, tha ai për klanin.

Krasniqi tregoi edhe se për këtë proces ekzistojnë listat, të cilat, siç theksoi, pothuajse janë pastruar dhe kontrolluar nga komisioni përkatës.

Më Shumë

Kryeshefja e Postës së Kosovës vizitoi Odën e Ndërmarrësve të Zejtarëve në Prizren

Kryeshefja Ekzekutive e Postës së Kosovës,  Nora Rraci me bashkëpunëtorë të saj kanë vizituat  Odën e Ndërmarrësve  të Zejtarëve në Prizren. "Në këtë takim është...

Grenelli në Tiranë, takon Ramën: Duhet ta lirojmë sa më shpejtë Thaçin nga burgu

sh i dërguari i Posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell, po qëndron në Tiranë ku ka zhvilluar sot një takim me kryeministrin...

Lajmet e Fundit