13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Zhbogar: Gjykata Speciale e pastron Kosovën

Zhbogar6-13Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesi special i BE-së, Samuel Zhbogar, thotë se Gjykata Speciale do të pastrojë përfundimisht imazhin e Kosovës, sepse individët dhe jo shteti, do të hetohen për keqbërjet eventuale. Ndërsa, migrimin ilegal e cilëso si një pamje pikëlluese e mungesës së shpresës.
Në një intervistë për Politiko.net, Zhbogar thotë se Gjykata speciale do të largojë retë e zeza që po i rrinë Kosovës mbi kokë që nga publikimi i raportit të Dick Marty-t.

Thotë se liberalizimi i vizave do të ndodhë sapo Kosova t’i kryejë reformat e kërkuara, por migrimi aktual do ta shtyjë këtë proces.
Zhbogar vlerëson se dialogu me Serbinë po jep rezultate të prekshme.

Një prej sfidave të Parlamentit të ri është themelimi i Gjykatës Speciale. Duke pasur parasysh se opozita tashmë ka deklaruar votën kundër, si dhe faktin se një numër i deputetëve nga partitë në pushtet mund të votojnë kundër, ky votim mund të dështojë. Çfarë ndodhë nëse Parlamenti dështon të formojë Gjykatën?
Zhbogar: E vërtetë, marrja e vendimit për të themeluar Gjykatën Speciale, nuk shtë një gjë e lehtë. Kuvendi i Kosovës ka e ka marrë tashmë këtë vendim, vitin e kaluar. Tani Kosova duhet ta implementojë këtë vendim.

Ne kemi thënë më herët se themelimi i Gjykatës Speciale është në interest të Kosovës dhe presim që autoritetet kosovare ta trajtojnë këtë çështje me prioritet. Ne e shohim si një hap pozitiv krijimin e grupit punues nga Presidentja, ekipin teknik si dhe diskutimet në Komisionin e Kuvendit.

Opozita, por edhe një pjesë e shoqërisë civile janë të brengosura se Tribunali – po u krijua – do të ketë një efekt negativ në imazhin ndërkombëtar të Kosovës. A ka diçka të vërtetë në këtë pretendim? A duhet populli i Kosovës të ketë frikë nga Gjykata për çfarëdo arsyeje?

Zhbogar: Këto procedime do të pastrojnë përfundimisht imazhin e Kosovës, sepse individët dhe jo shteti, do të hetohen për keqbërjet eventuale. Kështu që besoj se themelimi i Gjykatës do të qartësojë imazhin e Kosovës dhe do të davarisë retë e zeza që po i rrinë Kosovës mbi kokë që nga publikimi i raportit të Këshillit të Evropës.

Një tjetër sfidë për qeverinë e re këto ditë ka qenë fluksi i migrimit ilegal të qytetarëvë kosovarë drejt vendeve të BE. Në opinionin tuaj, cilat janë arsyet reale që po i detyrojnë njerëzit të braktisin vendin në këtë moment?

Zhbogar: Kjo është një pamje e pikëlluar e mungesës së shpresës. Nuk ka një arsye të vetme për migrimet e fundit por disa: prej mungesës së punësimit dhe prosperitetit, kostos së lirë dhe lehtësisë, në dukje, të udhëtimit ilegal e deri te keqinformimi. Kjo flet për deziluzionimin në njërën anë, por edhe për iluzionet në anën tjetër: njerëzit janë të deziluzionuar për të ardhmen e tyre këtu në Kosovë, por janë të tërhequr nga iluzioni se do të mund të gjejnë një jetë më të mirë diku tjetër në Evropë. Jo, ata duhet ta ndërtojnë Evropën këtu në shtëpinë e tyre!
Ka probleme reale dhe substanciale socio-ekonomike në Kosovë, por ato nuk janë arsye për të cilat jepet azil. Sistemi i azilit në BE ekziston për njerëzit të cilit ikin nga ndjekja ose rreziku serioz në vendin e tyre dhe kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

Është me rëndësi të sqarohet se, praktikisht, asnjëri prej këtyre që po aplikojnë për azil nga Kosova ,nuk ka gjasa reale të përfitojë azilin.

Megjithatë ka një shpjegim që thotë se një pjesë e fajit për migrimin ilegal, por edhe për radikalizimin e grupeve të caktuara rinore dhe individëve, është tek fakti se Kosova është e izoluar dhe qytetarët e saj nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë, si të gjitha fqinjët e saj. Sa qëndron kjo?

Zhbogar: Është fakt që kosovarët janë të vetmit nga Ballkani Perëndimor që ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE. Dialogu për liberalizimin e vizave po zgjat tash 3 vjet dhe ne kemi ecur mjaft larg në këtë proces. Ka ende disa rekomandime nga raporti i dytë i korrikut 2014 që duhet të përmbushen. Sapo të kryhet kjo, dhe sapo të shohim një rënie sinjifikative të migrimit illegal, Komisioni Evropian do të jetë në gjendje të rekomandojë heqjen e regjimit të vizave. Sidoqoftë, dhe më duhet ta theksoj, edhe poqëse kjo ndodhë, vizat do të hiqen vetëm për udhëtime turistike, por jo edhe për punë. Ndërsa në migrimet aktuale ilegale, njerëzit po ikin për punë. Liberalizimi i vizave nuk do të zgjidhë problemet e migrantëve aktualë të cilët po ikin në kërkim të punës.

E kuptojmë se kjo nuk është një çështje hamendësimi, por, në qoftë se jemi realistë, kur mund të presim heqjen e regjimit të vizave? Dhe pse po vonohet? A ka të bëjë kjo me arsye teknike, kritere të paplotësuara apo është thjesht për pengesa politike , duke qenë se një numër i shteteve të BE’së nuk e njeh Kosovën?

Zhbogar: Siç e thashë më herët, vlerësimi i fundit i progresit të Kosovës në liberalizimin e vizave kryer nga Komisioni, daton nga 24 korriku 2014. Kosova ka për obligim që në muajt vijues të dorëzojë raport gjithëpërfshirës të reformave të kryera që nga atëherë. Komisioni është i gatshëm të dërgojë një mision vlerësues në Kosovë sapo të marrë nga Kosova këtë raport gjithëpërfshirës.

Por, të jemi të qartë: Plani për liberalizimin e vizave për Kosovën thotë se duhet të ketë një “rënie substanciale” të numrit të azilkërkuesve dhe personave që kapen duke qëndruar në mënyrë të parregullt në zonën Schengen, para se Komisioni të rekomandojë statusin pa viza për qytetarët e Kosovës.
Gjendja aktuale dëmton situatën e Kosovës sa i përket liberalizimit të vizave.

Dialogu me Serbinë mbetet po ashtu sfidues. A mendoni se ai po jep rezultate të prekshme drejt normalizimit?

Zhbogar: Besoj që dialogu po jep rezultate mjaft të prekshme. Përmes zgjedhjeve lokale, integrimit të policisë dhe tani integrimit të gjyqësorit, ne po shohim integrimin gradual të veriut të Kosovës si dhe fillimin e normalizimit të relacioneve mes Kosovës dhe Serbisë – dhe normalizimin e vetë Kosovës! /Politiko.net/

Më Shumë

Aktori i njohur amerikan blen 11 milionë euro shtëpi në Spanjë, do të jetë ‘komshi’ me Modricin dhe Ramosin

Aktori i njohur i Hollywoodit, Richard Gere është zhvendosur përfundimisht në Spanjë dhe kjo ka ngjallur kuriozitet rreth zgjedhjes së tij të vendbanimit në...

Vdes veterani i UÇK-së, Gani Maksutaj

Ka ndërruar jetë në moshën 56-vjeçare veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Maksutaj.  Maksutaj ishte komandant në togun Luanat, Batalioni 2, Brigada 123. Lajmin për...

Lajmet e Fundit