10.8 C
Prizren
E hënë, 3 Nëntor, 2025

“Zhduket” rahoveciani nga kampi në Hungari, e mori policia speciale

Hungari-kampi me shqiptarNjë kosovar nga Rahoveci dhe një dibran nga Shqipëria, janë marrë dhunshëm nga policia në një kamp në Hungari dhe nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Ka katër ditë, kur njësia speciale e policisë hungareze kishte ndërmarr një operacion në kampin “Bekes”, afër Rumanisë ku edhe arrestoi një shqiptar të Kosovës dhe një të Shqipërisë.

“Kanë ardhur shumë policë të njësisë speciale dhe para se t’i arrestonin rahovecianin dhe dibranin, i kanë rrahur e maltretuar fort. Nuk u kanë dhënë ndonjë arsyeje pse po i arrestojnë dhe kështu ne jemi të shqetësuar për fatin e tyre dhe nuk po e ndiejmë veten asnjëri të sigurt”, ka raportuar në Indeksonline, një kosovar nga kampi, i cili qe 20 ditë ndodhet në Bekes, 30 km afër kufirit me Rumani.

Ai thotë se, hungarezët i kapen ata bashkë me disa familje kosovare më të kaluar ilegalisht kufirin në Suboticë dhe prej asaj dite vazhdimisht janë maltretuar nga autoritetet.
“Prej që na kanë kap vazhdimisht na maltretojnë. Na kanë pru në këtë kamp shumë më larg prej vendit që na kanë arrestuar edhe këtu nuk po na japin as bukë e ujë për mu ngi”, rrëfehet i riu, që në media nuk dëshiron të dal me emër.

“Unë mundëm me ua dhënë emrin, por me del ndonjë problem këtu edhe mundem me përfundu si ata dy”, thotë ai, dukeshtuar se para disa jave kanë qenë në grevë urie për shkak të maltretimeve, por askush nuk u ka dalë në ndihmë.

Ai u ka bërë thirrje institucioneve kosovare që nëpërmjet ambasadës hungareze në Prishtinë t’u dalin sa më parë në ndihmë pasi që jetojnë në kushte të mjerueshme.

Më Shumë

Prizreni sot zbret në fushën e Feronikelit

Sot, Prizreni do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, duke u përballur në transfertë me Feronikelin. Takimi do të...

Fatos Nano, një nga figurat më të gjithanshme të jetës publike shqiptare

Lajmi për ndarjen e Fatos Nanos nga jeta më solli një trishtim të heshtur, por edhe një kujtesë të gjallë të një kohe që...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit