6.6 C
Prizren
E premte, 10 Prill, 2026

Zhvendosja e Ministrisë së Kulturës, fushatë për ta fituar Prizrenin

Drejtori i Tetarit Kombëtar të Kosovës, Agim Sopi ka thënë se lajm i mirë do të ishte sikur të mbyllej krejtësisht Ministria e Kulturës.

“Më duket më shumë fushatë elektorale se sa nismë serioze .Duket se është lojë për ta fituar Prizrenin”, ka thënë ai për Koha Ditore.

Një premtim i kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, që e kishte bërë gjatë një mbrëmjeje të fushatës elektorale në Prizren, ka mjaftuar që Ministria e Kulturës të nisë procesin e zhvendosjes së pjesshme në këtë qytet.

Ende pa vendim të Qeverisë, pa kurrfarë konsultash me institucionet qendrore të kulturës a ndonjë analize reale, kabineti i ministrit Kujtim Gashi është duke kërkuar objektin e ri në qytetin jugor, shkruan sot “Koha Ditore”.

Përderisa Ministria ende nuk e di se çfarë do të bëhet saktë në këtë drejtim, drejtuesit e institucioneve qendrore të kulturës këtë e shohin si veprim të gabuar. Ka prej tyre që konsiderojnë se bëhet fjalë për veprim të pastër politik.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, të martën ka thënë se tashmë është në konsultime me Komunën e Prizrenit sa i përket objektit ku do të vendoset një pjesë e MKRS-së.

Sipas tij, kjo pjesë e MKRS-së do ta ketë një objekt brenda Qendrës Historike të Prizrenit. Ai ka renditur një sërë arsyesh për këtë hap, megjithëse ende nuk ka ndonjë arsyetim zyrtar të paraqitur para Qeverisë së Kosovës..

Më Shumë

Marca: Lotët e një “luftëtari”

Fitorja e Mallorcas kundër Real Madridit nuk do të mbahet mend vetëm për rezultatin, por edhe për mënyrën se si ndodhi, shkruan Marca. Sulmuesi kosovar...

Rahoveci hap konsultimet publike për ndryshimin e rregullores së taksave komunale

Në sallën e Kuvendit Komunal është mbajtur konsultimi publik lidhur me plotësim-ndryshimin e rregullores për taksa komunale në Komunën e Rahovecit. Gjatë takimit janë diskutuar...

Lajmet e Fundit