6.7 C
Prizren
E hënë, 30 Mars, 2026

Zidane zotohet se Real Madridi do të luftojë deri në fund për titull në La Liga

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, është zotuar se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull në La Liga, pas barazimit të së dielës me liderin Atletico Madrid.

Luis Suarez e kaloi Atleticon në epërsi herët në pjesën e parë në Wanda Metropolitano, megjithatë Benzema ia shmangu humbjen Realit dhe nuk e lejoi rivalin dhe liderin të shkëputet edhe më shumë në garë për titull duke e shënuar golin e barazimit në çastet e fundit, raporton Gazeta Express.

Atletico mbetet lider tani me 59 pikë, tri më shumë se Barcelona në vendin e dytë dhe pesë më shumë se Reali në pozitën e tretë. Skuadra e Diego Simeones, megjithatë, e ka zhvilluar një ndeshje më pak se dy rivalët e saj dhe rrjedhimisht e ka mundësinë ta rrisë epërsinë ndaj tyre në krye të La Ligës edhe më shumë.

Zidane tha pas ndeshjes së synimi i kampionit në fuqi është të luftojë deri në frymën e fundit kundër rivalit të qytetit.

“Qëllimi ynë është të vazhdojmë. Ne e dimë se kanë mbetur edhe shumë ndeshje, prandaj do të luftojmë deri në fund”, tha Zidane.

“Çdo gjë mund të ndryshojë gjithmonë. Ne po i bëjmë mirë gjërat dhe mund të përmirësohemi. Këtë do ta bëjmë. Jam krenar me të gjithë lojtarët e mi. Jemi të bashkuar dhe do të luftojmë deri në fund”, shtoi ai.

Më Shumë

Liria lëshon fitoren në Istog

Liria ka lëshuar një fitore të rëndësishme, duke barazuar 2-2 në transfertë ndaj Istogut, në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Skuadra prizrenase e nisi...

Sot 27 vjet nga ndërhyrja e NATO-s, lufta dhe liria e Kosovës

Sot shënohet 27-vjetori i fillimit të sulmeve të NATO-s ndaj caqeve ushtarake policore serbe. 27 vjet më parë NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin...

Lajmet e Fundit