5.5 C
Prizren
E martë, 23 Dhjetor, 2025

Zv-kryeministrja u premton mbështetje grave ndërmarrëse në Prizren

Zv-kryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka vizituar sot disa biznese të cilat udhëhiqen nga gratë në Prizren.

Në këto vizita ajo ka dëgjuar nga afër sfidat dhe vështirësitë më të cilat po përballën ato në këtë kohë pandemie.

“Gjatë vizitës në lulishten Anna Flowers, Fizio Med dhe Fortesa Çurdina- Fashion Designer u zotova se Qeveria e Kosovës do të bëjë të pamundurën t’u qëndrojë krah bizneseve të grave dhe t’i fuqizojmë ato, përmes Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe granteve të ndryshme”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Ajo thotë se është e vetëdijshme me situatën e krijuar dhe vështirësitë më të cilat po përballën bizneset, megjithatë përkushtimi i Qeverisë dhe i saj do të jetë në mbështetje të bizneseve, sektorit privat në përgjithësi dhe bizneseve që udhëhiqen nga gratë në veçanti.

Balaj-Halimaj shkruan se angazhimi parësor i saj mbetet edhe avancimi i rolit të gruas në shoqëri.

Postimi i plotë:

Qeveria e Kosovës do t’u qëndrojë afër dhe do t’i mbështes bizneset e grave veçanërisht në këtë kohë pandemie.

 

 

Bashkë me kryetaren e departamentit të grave në Shoqatën “Esnaf”, Esen Kaymakçi, vizituam disa biznese në Prizren të udhëhequra nga gratë, ku dëgjuam nga afër kërkesat dhe sfidat me të cilat po përballën ato në këtë kohë pandemie.

Gjatë vizitës në lulishten Anna Flowers, Fizio Med dhe Fortesa Çurdina- Fashion Designer u zotova se Qeveria e Kosovës do të bëjë të pamundurën t’u qëndrojë krah bizneseve të grave dhe t’i fuqizojmë ato përmes Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike dhe granteve të ndryshme.

Ne jemi të vetëdijshëm me situatën e krijuar dhe vështirësitë më të cilat po përballen bizneset e grave, megjithatë përkushtimi i Qeverisë dhe i imi personal do të jetë në mbështetje të bizneseve, sektorit privat në përgjithësi dhe bizneseve që udhëhiqen nga gratë në veçanti.

Poashtu angazhim i imi parësor mbetet edhe avancimi i rolit të gruas në shoqëri.

Më Shumë

Alis triumfon në Fest 64 – “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Këngëtari shkodran Alis me këngën “Nan” ka rrëmbyer çmimin e parë të Festivalit të 64 të Këngës në RTSH, duke fituar si zemrat e...

Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale në Prizren

Një zjarr ka përfshirë disa lokale në afërsi të stacionit të autobusëve në Prizren. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka bërë...

Lajmet e Fundit