2.7 C
Prizren
E premte, 26 Dhjetor, 2025

Zvogëlohet numri i lëndëve të vjetra në Prizren

Ymer Hoxha, kryetar i gjykatesNë një raport të publikuar nga Gjykata Themelore e Prizrenit, del se gjatë vitit 2014 është shqyrtuar pjesa më e madhe e lëndëve të strategjisë, apo afro 2.900 sosh, të cilat kanë vite që presin në sirtarët e organeve të drejtësisë.

Mbështetur në shënimet zyrtare, të gjitha divizionet e kësaj Gjykate në punë kanë pasur 70.726 lëndë, prej të cilave 31.956 kanë qenë të trashëguara nga viti paraprak. Ndërsa, pjesa më e madhe apo afër 40 mijë kanë qenë nga Divizioni i Kundërvajtjes.

Kryetari i Gjykatës Themelore të Prizrenit, Ymer Hoxha ka thënë se gjatë vitit 2014 janë kryer 45.764 lëndë, derisa 24.962 kanë mbetur pa u shqyrtuar dhe si të tilla janë bartur në vitin 2015. Në departamentin për krime të rënda, gjatë kësaj periudhe në punë kanë qenë 578 lëndë, ndërsa janë kryer 323 sosh../zeri/

Më Shumë

Tentohet të digjet një restorant në Prizren, policia në kërkim të dyshuarve

Policia e Kosovës ka nisur hetimet lidhur me një rast të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në fshatin Reçan të Prizrenit. Ngjarja ka ndodhur në...

Prizren, anulohet repriza e “Komedia e Zezë” pas lëndimit të aktorit

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren ka njoftuar se repriza e shfaqjes “Komedia e Zezë”, e planifikuar të mbahej më 22 dhjetor, është...

Lajmet e Fundit