Zyra e Kryeministrit: Asnjë këshilltar i Kryeministrit nuk është intervistuar nga EULEX’i

Thaci7-03

Kryeministria e Kosovës ka demantuar raportimet në media se një këshilltar i Shefit të Qeverisë është marrë në pyetje nga EULEX.
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka reaguar ndaj raportimeve se një këshilltar i shefit të Qeverisë është marrë në pyetje nga shefi i EULEX’it.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës reagon ndaj lajmit të pavërtetë të publikuar nga disa portale se kinse javën që shkoi një nga këshilltarët e kryeministrit është marrë në pyetje nga Misioni i EULEX-it. Asnjë këshilltar i Kryeministrit të Kosovës nuk është intervistuar nga EULEX-i”, thuhet në reagim.

“Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës rikujton se liria e medias dhe e shprehjes së lirë nënkupton mbi të gjitha përgjegjësinë profesionale dhe etike, që duhet të bazohet në plasimin e lajmit të saktë, vetëm pasi të jenë bërë verifikimet përkatëse”, theksohet në reagim.

Këshilltari i Thaçit intervistohet nga EULEX-i

Një nga këshilltarët e lartë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi në fund të javës së kaluar, saktësisht sot një javë është marrë në pyetje nga një prokuror i EULEX-it.

Kështu kanë bërë të ditur burime të besueshme të Gazetës Blic brenda Misionit Evropian për Sundim të Ligjit.

Sipas këtyre burimeve, ky këshilltar i lartë i Thaçit është marrë në pyetje rreth 9 orë, ku i pranishëm ka qenë edhe avokati i tij.

Zyrtarët të EULEX-it as nuk e kanë pohuar e as nuk e kanë mohuar marrjen në pyetje të këshilltarit të kryeministrit. Në një përgjigje me shkrim që ia ka dhënë gazetës zëdhënësi i këtij misioni, Blerim Krasniqi tha se ky mision “s’ka koment” në lidhje me këtë çështje.

Mirëpo, sipas burimeve mësohet se ky këshilltar i Thaçit është pyetur edhe në lidhje me krimet e luftës.

Kohëve të fundit, mediet kanë raportuar se gjatë muajit mars pritet të ndodhin arrestimet e disa zyrtarëve të lartë të PDK-së e AAK-së nën dyshimin për krime lufte, transmeton Blic.

Poashtu shumë shpejt pritet të themelohet një Tribunal për krimet lufte në Kosovë, ku përpos shqiptarëve, do të gjykohen edhe serbët.

Më Shumë

E rëndë në Prizren: Një grua gjendet pa shenja jete në rrugë

Një grua është gjetur pa shenja jete në një rrugë në qytetin e Prizrenit. Siç bën të ditur policia në raportin 24-orësh, rasti është raportuar...

Përkujtohen dëshmorët e UÇK-së në 27-vjetorin e rënies në Gorozhup

Në Kompleksi Memorial në Gorozhup të Hasit është mbajtur ceremonia përkujtimore në nderim të dëshmorëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, me rastin e 27-vjetorit...

Lajmet e Fundit