-0.5 C
Prizren
E mërkurë, 27 Janar, 2021

Zyrtarë komunalë të Prizrenit shkelin masat anti-COVID duke festuar 28 Nëntorin

Zyrtarë të Kuvendit Komunal të Prizrenit kanë festuar 108 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, pavarësisht rekomandimeve që janë dhënë për të frenuar përhapjen e COVID-19.

Mbi dhjetë prej tyre kanë festuar 28 Nëntorin, madje mënyrën e festimit e kanë bërë publike vetë ata pa vënë re se nuk kanë respektuar as masat bazë kundër koronavirusit.

Në Facebook, asamblisti nga Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar tri fotografi e ka emëruar edhe zyrtarë nga parti të tjera. Megjithatë i njëjti më pas i ka fshirë ato nga faqja e tij, shkruan KOHA

E asamblistëve u ka prirë kryesuesi i tyre, Sulltan Badalli, i cili vjen nga PDK-ja e që drejton Kuvendin e Komunës së Prizrenit.

Asamblistët Ilir Baldedaj nga AAK, Getoar Besimi nga PDK, Adem Shabanaj nga LVV, Karanfil Haxhillari nga LVV, Kastriot Krasniqi nga PDK, Qemal Krasniqi nga LDK, Haziz Hodaj nga LDK, Bardhi Avdaj nga PDK, e të tjerë, janë mbledhur në një tavolinë krah për krah pas distancë sociale e në një ambient të mbyllur.

Aty nuk mungojnë as zyrtarë të tjerë nga Kuvendi, një prej të cilëve është Hamdi Bilurdagu.

“Urime 28 nëntori nga Kuvendarët e Komunës së Prizrenit”, shkruhet në mbishkrimin e fotografive ku ata shihen të hareshëm nën tingujt e muzikës e muzikantët ngjitur me ta në tavolinë.

- Advertisement -

Më Shumë

Kurti: Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta

Kandidati i LV-së për kryeministër të vendit, Albin Kurti ka thënë ka thënë se para normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi në kuadër të...

Republikanët lobojnë në heshtje për dënimin e Trumpit

Lobimi, sipas CNN-it, ka filluar pas sulmit të 6 janarit në Capitol dhe në ditët para shkarkimit të tij nga Dhoma e Përfaqësuesve. Por...

Dy ndeshje interesante sot në Superligë

Sot në Superligën e Kosovës në basketboll janë në program dy duele mjaft interesante, të vlefshme për javën e 17-të Trepça pas dy fitoreve radhazi...

Çka ndodh nëse partitë nuk i zëvendësojnë kandidatët e pacertifikuar?

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka sqaruar se çfarë ndodhë nëse partitë politike nuk i zëvendësojnë kandidatët e pa certifikuar, raporton...

ATK, së shpejti edhe me një shërbim të ri elektronik

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të ofrojë edhe një shërbim të ri elektronik, ku përmes Sistemit Elektronik EDI do...

Prizren,shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Të premten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti,...

Xhavit Ukaj mbetet jashtë garës

Xhavit Ukaj, i cili u bë i njohur pas zënkës me Vjosa Osmanin, ka mbetur jashtë garës zgjedhore. Kështu ka mësuar Gazeta Blic nga burime...

Në këto fshatra të Prizrenit sot s’do të ketë rrymë deri në 4 orë

KEDS ka bërë të ditur se si rrjedhojë e punimeve në rrjet, në disa vende do të ketë ndërprerje të rrymës. Me anë të një...

Rrëzohet helikopteri ushtarak në New York, vdesin tre ushtarë

Tre pjesëtarë të Gardës Kombëtare vdiqën në mbrëmjen e së mërkurës pasi helikopteri me të cilin po fluturonin u rrëzua gjatë një misioni trajnues...

Avdyli u “përzihet” medieve: Më temë u bë kërcënimi i Dakës sesa animi i saj politik

Haxhi Avdyli, kandidat në Listën e Vetëvendosjes për deputet, njëherit edhe anëtar i iniciativës qytetare të Vjosa Osmanit, ka orientuar mediet në atë se çfarë...

15 vjet nga vdekja e Ibrahim Rugovës

Sot janë bërë 15 vjet të ndarjes nga jeta të Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova. Një sëmundje e rëndë ia mori jetën atij...

Prizren, 28 raste të reja me Covid-19

Sot janë regjistruar edhe 244 të shëruar, duke lënë numrin e rasteve aktive në 5515. Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 159 raste, Prizren 28...

Prizreni vazhdon mbështetjen për 5.000 familje skamnore me pako ushqimore e higjienike

Komuna e Prizrenit synon që të vazhdojë mbështetjen për familjet skamnore të rrezikuara nga pandemia COVID-19. Sipas autoriteteve lokale edhe në këtë fazë, 5 mijë...

Albin Kurti prezanton aderimin e ri në VV nga Prizreni

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se në partinë që e udhëheq vet ai ka aderuar Amir Mamusha. Ai ka prezantuar edhe të...

Theret me thikë një person në Prizren

Një person është therur me thikë ditën e martë në Prizren. Policia bën të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës 15:40. “Është arrestuar i dyshuari...

Hatim Baxhaku ‘kapet’ me Donika Gërvallën: Po bën popullizëm!

Kandidatja për deputete nga Lista e Vjosa Osmanit, konkretisht LVV-ja, Donika Gërvalla përmes një postimi në “Facebook”, ka falënderuar mërgimtarët për regjistrim për të...

Lajmet e Fundit