Zyrtare: Mike Tyson rikthehet në ring, caktohet data për meçin me Roy Jones JR

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Mike Tyson, do të rikthehet në ringun e boksit për t’u përballur në një meç ekzibicioni kundër Roy Jones Jr., ish-kampionit të botës.

Meçi mes tyre është caktuar të zhvillohet më 12 shtator në Los Angeles.Tyson, 54-vjeçar, luftoi në ring për herë të fundit në mënyrë profesionale në vitin 2005, kur u mposht nga irlandezi Kevin McBride. Ajo ishte humbja e tij e gjashtë në 58 meçe në karrierë.

Bashkatdhetari i tij amerikan Jones, 51-vjeçar, nuk është futur në ring që prej se e rrahu Scott Sigmonin në shkurt të vitit 2018.

Tyson u bë kampioni më i ri në moshë në botë në peshat e rënda kur ishte 20 vjeç, pasi e nokautoi Trevor Berbickun në vitin 1968.

Më Shumë

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Përplaset me trotinet një këmbësor në Prizren, i lënduari dërgohet në QKUK

Një aksident trafiku me lëndime të rënda është regjistruar në Prizren, ku janë përfshirë një trotinet dhe një këmbësor. Sipas burimeve të Sinjalit, aksidenti ka...

Lajmet e Fundit