Puthje Doruntinës

Mbrëmë pate ardhur pas një kalërimi t’lodhshëm
Doruntinën sërish n’shtëpi t’nënës e pate sjellë
teksa n’shtratin tim me çarçaf dhembjesh
ëndrrat patën filluar të ngrijnë
në pamundësi për të të thënë t’i realizoje.
E di?

Kur mbrëmë Doruntinën kishe puthur n’buzë
tim vëllai bota i ishte shembur,
t’kishte mallkuar n’dy breza fisi
se n’kraharor dhembje kishte ndjerë…
Për mua… Për ne…
Për tonën histori shkurti…
Kur mbrëmë pa më takuar ishe kthyer n’varr t’heshtur
në poezi shkrova se pat’ qe ëndërr
edhe kalërimi yt me Doruntinën përkrah.

E di?
Tim vëllai i thash se të prisja ende,
se pos meje s’do puthje tjetër
edhe po t’shkonin t’gjitha femrat n’Bohemi.
I thash se po t’ishte jeta veç një puthje
atë në mua do e lëshoje.
Ehh! Ç’nuk i thash!
Veç për ta gëlltitur sërish tradhtinë tënde.

Adelina XHAFERI

Më Shumë

U raportua si e zhdukur, gjendet 65-vjeçarja në malet e Prevallës pas më shumë se tri orësh kërkime

Një bashkatdhetare 65-vjeçare nga Zvicra ka humbur rrugën pasditen e së martës gjatë një shëtitjeje me familjarët në malet e Prevallës. Sipas informacioneve fillestare, ajo...

Totaj priti delegacionin e Iowa Soccer Association nga SHBA-ja

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot një delegacion të Iowa Soccer Association nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili...

Lajmet e Fundit