Zyrtare, Ochoa kalon te Salernitana

Portieri legjendar i Meksikës në Kupën e Botës, Guillermo Ochoa do të rikthehet të luajë në Evropë. Ai ka arritur marrëveshjen me klubin nga Serie A, Salernitana.

Meksikani ka nënshkruar për gjashtë muaj, deri në fund të sezonit aktual. Nëse performanca e tij do të jetë e mirë, ai do të ketë mundësinë të rinovojë edhe me një vit tjetër.

“US Salernitana 1919 komunikon se ka arritur një marrëveshje me portierin e lindur në ’85 Guillermo Ochoa. Futbollisti është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2023 me opsionin e zgjatjes dhe do të mbajë fanellën me numrin 13”, njofton klubi italian.

Sipas shtypit sportiv italian, lojtari ka nënshkruar për 450 mijë euro neto për këto gjashtë muaj.

Ochoa tashmë mburret me një të kaluar në Evropë. Futbollisti luajti në Ligue 1 me Ajaccio dhe në Ligën Spanjolle me Malaga dhe Granada, për të përjetuar më pas një aventurë në divizionin më të lartë të futbollit belg me Standard Liege. /Albanianpost.com

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Gjimnazistet dyshohet se rrahën brutalisht një bashkëmoshatare në Malishevë

Disa vajza të reja dyshohet se e kanë sulmuar një tjetër në Malishevë. Nuk dihet arsyeja se pse ka ndodhur kjo ngjarje e rëndë, e...

Lajmet e Fundit