14.3 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Zyrtarët e Prizrenit nuk i dinë fare hallet e banorëve të fshatit Trepeticë

Mungesa e kushteve elementare për jetesë, gjendja e rëndë e infrastrukturës dhe problemet me ujërat e zeza, po i shqetësojnë banorët e fshatit Trepeticë të Prizrenit. Ata akuzojnë komunën se i ka lënë anash, duke mos investuar asgjë.

Ndonëse lumi i fshatit Trepeticë vite më parë kishte ujë që përdorej për pije, ai tash është në gjendje të rëndë, raporton KTV.

Ujërat e zeza janë shkaktari kryesor që e ndotin lumin. Ai, përveç kësaj, po shfrytëzohet edhe si deponi mbeturinash, çka ka bërë që ai të ndotet edhe më shumë.

Por, ky nuk është problemi i vetëm, me të cilin përballen banorët e këtij fshati.

Ata ankohen se ka edhe mungesë të kushteve elementare për ta, sa që akuzojnë komunën e Prizrenit se nuk u ka dalë në ndihmë asnjëherë.

Sipas tyre, ky fshat është lënë anash nga pushtetarët. Thonë se duhet të japin para nga xhepi i tyre për t’i lehtësuar nevojat e banorëve.

Ndërkaq, zyrtarë nga Komuna e Prizrenit, nëpërmjet telefonit i kanë thënë KTV-së se nuk janë të njoftuar me problemet e banorëve të fshatit Trepeticë, dhe se së shpejti do të marrin masat e nevojshme për ta lehtësuar gjendjen në këtë fshat.

Fshati Trepeticë njihet për prodhimin e kulturave të ndryshme bujqësore.

Më Shumë

Drini i Bardhë “shpërthen” në Gjonaj, gjashtë gola ndaj Dardanisë

Drini i Bardhë ka dhuruar spektakël para tifozëve vendas në Ligën e Dytë, duke triumfuar me rezultat bindës 6:2 ndaj Dardanisë. Skuadra nga Gjonaj zhvilloi...

Rriten rastet me fruth, QKMF në Rahovec hap vaksinimin edhe gjatë festës

Duke parë situatën epidemiologjike dhe rritjen e rasteve me fruth tek fëmijët, Njësia e Vaksinimit në QKMF “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec do të...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit