Kjo ishte top skuadra evropiane që e kishte kërkuar Fadil Vokrrin

Kjo ishte top skuadra evropiane që e kishte kërkuar Fadil Vokrrin

Sot janë bërë tre vite që kur legjenda e futbollit të Kosovës Fadil Vokrri vdiq nga një sulm kardiak në moshën 57 vjeçare.

Vokrri kishte një karrierë të bujshme në futboll dhe në kohën e ish-Federatës së Jugosllavisë ai cilësohej si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë dhe jo rastësisht kishte zgjuar interesimin edhe të disa skuadrave të mëdha evropiane.

Në vitet ’80 Fadil Vokrri arriti kulmin e karrierës se tij. Ai e filloi karrierën e tij si futobollist me KF Llapin e Podujevës dhe më vonë kaloi tek KF Prishtina dhe luajti për një periudhë edhe me KF Partizanin e Beogradit.

Ai pati mundësi të arrinte edhe më shumë në karrierën e tij. Në vitin 1987 klubi italian i futbollit Juventusi ishte i interesuar për të dhe i propozoi nënshkrimin e një kontrate disa vjeçare. Në atë vit Fadil Vokrri ishte vlerësuar si futbollisti më i mirë i vitit në Jugosllavi.

Mirosllav Bllazheviç, trajneri i KF Prishtinës e vlerësonte Fadil Vokrrin si sulmuesin e qendrës më të mirë në Jugosllavi. Mirëpo, në atë kohë Vokrri u thirr për të kryer shërbimin e detyruar ushtarak.

Sipas ligjit jugosllav, sportistët jugosllavë nuk mund të luanin jashtë Jugosllavisë në qoftë se ata nuk kishin kryer shërbimin e detyruar ushtarak përpara moshës 27 vjeçare dhe kjo u bë shkak që ai të mos kishte mundësi që të bënte një tjetër hap të madh në karrierën e tij

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Trupa amerikane e baletit “Magnificat” performon nesër në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot pjesëtarët e trupës profesionale të baletit “Magnificat!” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të...

Lajmet e Fundit