Në Komunën e Prizren është pensionuar zyrtarja e Drejtorisë së Pronës, Feriha Paqarizi, pas një karriere shumëvjeçare në shërbim të administratës komunale.
Ajo është vlerësuar për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë ndër vite në punën institucionale dhe në shërbim të qytetarëve.

Kryetari i komunës, Shaqir Totaj, ka shprehur mirënjohje për angazhimin e saj, duke theksuar rëndësinë e punës së zyrtarëve të administratës komunale në ofrimin e shërbimeve publike.
“I urojmë znj. Paqarizi shëndet të mirë, pensionim të mbarë dhe shumë gëzim e çaste të lumtura pranë familjes së saj”, ka deklaruar Totaj./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
