Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1 vjet burgim.

Më datë 30 qershor 2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të kërkuarin B.Q. mashkull rreth 25 vjeçar nga Prizreni.

“I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar 1 (një) vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit”, thuhet në komunikatë.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Vjedhje e rëndë” nga neni 327, i KPRK-së.

I arrestuari B.Q. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

“Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve”, ka deklaruar policia.

Marketing

Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

“U godit 5 herë me thikë në shpinë”, konflikti për pronë dyshohet se çoi në vrasjen e imamit në Dragash

Imami i fshatit Zlipotok të Dragashit, Gazmen Tairovci dyshohet se është therur për vdekje për shkak të një prone, konkretisht për prerjen e barit...

Lajmet e Fundit