Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së dhe veprimtari Elbasan Xhezair Shoshaj

Ka ndërruar jetë veprimtari, mësuesi, patrioti, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëri prej themeluesve të celulave të para të UÇK-së për rajonin e Prizrenit, Elbasan Xhezair Shoshaj.
Lajmi është bërë i ditur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Dega në Prizren, e cila njoftoi se Shoshaj u nda nga jeta në orët e hershme të mëngjesit.

Sipas njoftimit, për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit publiku do të njoftohet më vonë.

OVL e UÇK-së – Dega Prizren u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes Shoshaj, bashkëluftëtarëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan kontributin e tij.
“Lavdi jetës dhe veprës së Elbasan Xhezair Shoshajt”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga kryetari i OVL-së së UÇK-së – Dega Prizren, Isa Berisha.

Më Shumë

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Lajmet e Fundit