Grupi amerikan Led Zeppelin 2 ka arritur në Prizren, ku nesër mbrëma do të ngjitet në skenë në kuadër të Prizren Rock & Blues Music Festival.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në zyrë pjesëtarët e grupit, në prag të performancës së tyre në festival.
Festivali këtë vit përkon edhe me 250-vjetorin e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Led Zeppelin 2 do të ndajë skenën me bendet Kolpa dhe BB Poqi në “Main Stage”, si dhe me vëllezërit Hawolf dhe Dolduzgin Band në “Sunset Stage”.
Totaj ka vlerësuar se festivali pritet të sjellë një natë të veçantë muzikore në Prizren, duke ftuar publikun të jetë pjesë e këtij eventi.
“Premton të jetë natë e shkëlqyer. Mirë se vini!”, ka deklaruar ai./PrizrenPress.com/
Marketing
Realizoni projektet tuaja me BiCredit, partneri juaj i besueshëm financiar në Prizren!
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren
