14.2 C
Prizren
E hënë, 11 Maj, 2026

2,869 raste aktive me coronavirus, nëse vazhdon rritja e të infektuarve do të ketë masa të reja kufizuese

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 18.910 raste nga 91.098 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 674 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se numri i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.367 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.869.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, një ditë më parë ka thënë që nëse vazhdon rritja e rasteve me COVID-19, do të ketë masa të reja kufizuese.

“Nëse bazohemi në statistika dhe në trendin, se si është ndjekur infeksioni pas muajit korrik dhe gusht, stabilizimi skajshmërisht i mirë që erdhi në fillim të shtatorit. Në analizat e brendshme që ne bëjmë, është një tregues që në disa aspekte, sidomos në kryeqytet rritja e infeksionit e ka tejkaluar 50% pothuajse çdo ditë, sidomos në dy javët e fundit”, tha ai. /Telegrafi/

Më Shumë

Kuvendari i PDK-së në Prizren, Tarashaj: Limaj duhet të rikthehet në PDK

Kuvendari i Partia Demokratike e Kosovës në Kuvendin Komunal të Prizrenit, Tefik Tarashaj, i ka bërë thirrje publike liderit të Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj,...

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Lajmet e Fundit