6.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

50-vjetori i “Beatles” në SHBA

5304Kjo javë shënon 50-vjetorin e shfaqjes së parë të Beatles-ave në Shtetet e Bashkuara dhe fillimin e “Beatlemanisë” në këtë vend. Sot, 50 vjet më pas, Beatles-at, janë fakt i përhershëm i jetës moderne, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara, por kudo në botë.

Kur Beatles-at mbërritën në Nju Jork më 7 shkurt 1964…pak njerëz e dinin se muzika dhe kultura amerikane do të ndryshonte përgjithmonë. Pak, me përjashtim të admiruesve të tyre.

Beatlemania në atë kohë ishte përhapur në Britani, por Beatles-at sapo ishin bërë të njohur në Amerikë. Beatlesat kishin formuar grupin e tyre, jo në Londrën e klasës së lartë, por në Liverpulin e shtresës punëtore, ku u rritën mes një kulture plot humor.

“Takimi i tyre i parë me shtypin amerikan u karakterizua nga një intervistë me humor”.
Gazetari: Ç’mund të na thoni për fjalët se ju përfaqësoni një lloj rebelimi social?
Beatles: Është një gënjeshtër e ndyrë.

“Kur arritën në Amerikë, ata kishin mësuar se si të silleshin…”

Studiuesi i Beatlesave Ken Womack është laureat i universitetit Penn State dhe redaktor i librit “The Cambridge Companion to the Beatles.” Ai thotë se Beatles-at kishin qenë nën vëzhgimin e shtypit britanik për një vit kështu që ishin gati për t’u përballur me shtypin amerikan.
“Kur u intervistuan nga gazetarët që i mbytën me pyetje, Beatlesat u përgjigjën plot humor”.
Gazetari: Keni ndërmend t’i prisni flokët?
Beatles: Jo faleminderit.
Një Beatles tjetër: I preva dje.
“Diçka ndodhi në rrugën e autokolonës…”
Beatlesat mbërritën në një vend që ende vajtonte vdekjen e presidentit John F. Kennedy, i cili ishte vrarë pak muaj më parë. Amerikanët kërkonin diçka që t’u ngrinte humorin.
Beatlesat sollën ngazëllim.
“…me muzikën e tyre…thjeshtë me praninë, humorin, mprehtësinë e tyre, ata ndihmuan Shtetet e Bashkuara të linte pas atë periudhe zie…dhe i dhanë shtysë viteve ’60, ashtu si i njohim sot…”

Beatles-at erdhën në Shtetet e Bashkuara për të interpretuar në shfaqjen Ed Sullivan dhe më shumë se 70 milion njerëz e ndoqën atë mbrëmje të diele. Në atë kohë, ishte publiku më i madh për një emision argëtues.

Pak kohë më pas, pesë këngë të grupit u bënë shumë të famshme në vend, thotë Ray McDonald i Zërit të Amerikës:

“Shumë vajza dhe djem adoleshentë i pëlqenin jashtë mase Beatles-at.”
“Duken si dikush që mund ta ftosh në shtëpi për ta njohur me prindërit, por pastaj ndryshon mendje”.

“Ata dukeshin dhe visheshin ndryshe. Ishin influencuar nga R&B Amerikane…Pa dyshim ndryshe nga muzika që dëgjonin prindërit e tyre”.

Sot Beatles-at dëgjohen si nga prindër ashtu edhe nga të rinj:

“Çdokush i njeh ata. Janë figura folklorike. Kështu që i përkasin shumë brezave”.

“Sot, 50 vjet më pas, Beatles-at, janë fakt i përhershëm i jetës moderne, jo vetëm në Shtetet e Bashkuara apo botën perëndimore, por kudo në botë…dhe arsyeja është se ata ishin më të mirët”.

Më Shumë

Çitaku: Heroi Fadil Vata pati guxim ta ëndërroj lirinë

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka bërë homazhe tek varri i heroit Fadil Vata me rastin e 34-vjetorit...

Akil Gjakova lë pas problemet jashtë sportit, përfaqëson Kosovën në Evropianin e xhudos

Xhudisti Akil Gjakova do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Evropian për Senior që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë nga 25-27 prill. Ky muaj...

Lajmet e Fundit