“90% e arbitrave në La Liga favorizojnë Realin”, deklaratë befasuese nga Spanja

Eduardo Iturralde Gonzalez, ish-arbitri spanjoll, ka bërë një deklaratë befasuese, duke thënë se Real Madrid favorizohet nga 90% e arbitrave që drejtojnë në La Liga.

Sipas Gonzalez, “Los Blancos” kanë një tifozeri të madhe dhe shumë arbitra, kanë tedencën për të ndihmuar 13 herë kampionët e Europës. Në fjalën e tij, ish-arbitri spanjoll u shpreh: “Unë personalisht, kam qenë me fat, pasi kam lindur në Bilbao dhe të gjithë e dinin se isha tifoz i tyre.

Nuk më kanë dhënë asnjë ndeshje të Athletic Bilbaos dhe gjithccka ka qenë korrekte. Ndërsa 90% e arbitrave të tjerë që drejtonin apo drejtojnë në La Liga, kanë tendencën për të ndihmuar Realin e Madridit, pasi njoh shumë kolegë që janë tifozë të tyre. Po, Reali ka një favorizim më tepër se skuadrat e tjera”, përfundoi Eduardo Gonzalez.

Më Shumë

Një grua nga Bubaveci dërgohet pa shenja jete në QKMF të Malishevës

Një grua nga fshati Bubavec i Malishevës është dërguar pa shenja jete në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Malishevë, ku mjeku kujdestar...

Aksident i trefishtë pas mesnate në Prizren

Një aksident trafiku ka ndodhur pas mesnate në Prizren. Nga pamjet shihet se janë pëplasur tri automjete mes vete. Sinjali ka kontaktuar me Policia e Kosovës...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit