-7.3 C
Prizren
E martë, 1 Dhjetor, 2020

Bajrami për 2 milionët e vjedhura: U thyen fjalëkalime, s’u kërkuan nënshkrime për transaksionet

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se lidhur me transaksionin nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi.

Derisa ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ajo ka thënë se janë duke i ndërmarrë të gjithë hapat ligjorë lidhur me rastin e vjedhjes së më shumë se 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

“Ashtu siç kam njoftuar edhe më herët ne po i ndërmarrim të gjitha hapat ligjor. Pas 3 minutave që unë jam informuar kam raportuar në polici. Ky është një krim ekonomik, i realizuar përmes një krimi kibernetik. Ka pasur qasje të paautorizuar, janë tejkaluar autorizimet ligjore, dhe është bërë keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe janë thyer passworde. Nuk është kërkuar për asnjë transaksion nënshkrimi im as i drejtorit të thesarit. E gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi. Ne i kemi njoftuar organet e drejtësisë përfshirë prokurorinë, departamentin për krime kibernetike dhe ekonomike, njësinë për inteligjencën financiare dhe AKI”, ka thënë ajo.

Ajo ka bërë të ditur se transaksioni është bankar dhe ka gjurmë për gjithçka.

 

“Ka gjurmë se nga cili kompjuter janë bërë nga cili zyrtarë janë bërë, ku kanë shkuar dhe nga cila kompani madje janë ndarë nëpër subjekte. Krimi është i gjurmueshëm. Me këtë rast po merren të gjitha organet. Prej 2009 ka ndodhur delegimi i pagesave në mënyre elektronike. As nuk është kërkuar nënshkrim nga ana ime. Është bërë pa autorizim, ka tejkalim dhe keqpërdorim i të detyrës zyrtare dhe është krim ekonomik dhe kibernetik”, ka shtuar tutje Bajrami.

Ndryshe, përmes katër transaksioneve të ndryshme, 2 milionë e 77 mijë e 995 euro të shtetit të Kosovës janë transferuar më 9 tetor në kompaninë “LDA Group” Shpk, me bazë në Llapushnik të Drenasit.

Transferimin e gjithë këtyre parave në konton e kësaj kompanie, dyshohet se e mundësoi një punëtor i Thesarit të Kosovës, me inicialet L.G., i cili është arrestuar mbrëmjen e 20 tetorit. /Express/

- Advertisement -

Më Shumë

Komisionet hetimore, deputetët “të painteresuar” t’i kryejnë obligimet që ua ka ngarkuar Kuvendi

Aktualisht në Kuvendin e Kosovës janë funksionale tri Komisione hetimore: Komisioni Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë; Komisioni Hetimor lidhur me procesin e...

Dy të vdekur nga COVID-19 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 11 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Podujevë 2 raste (75, 50 vjeç),...

Prizren, 14 aktakuza kundër 23 personave

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza, kundër gjashtëdhjetetetë (68) personave, për vepra...

Sigurimi i vaksinës anti-Covid obligim ligjor, shteti paguan 80% të çmimit

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se zgjerimi i kapaciteteve me shtretër ka qenë punë e vazhdueshme...

Ky është sulmuesi që kërkohet nga Milani

AC Milani kërkon të transferojë në verë një sulmues krahu dhe prej kohësh e ka ndarë mendjen në lidhje me emrin që do. Bëhet...

Qeveria: E hëna do të jetë ditë e rregullt e punës

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka sqaruar se dita e hënë, 30 nëntor 2020, do të jetë ditë e rregullt e punës. “Në të gjitha...

Në Kroaci 57 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit, në Slloveni 48

Në Kroaci 57 persona kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 2919 të infektuar të...

Mjeku nga Malisheva humb betejën me Covid-19

Mjeku Ramë Morina nga komuna e Malishevës ka humbur betejën me COVID-19. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur ish-kryetari i degës...

Nait Hasani infektohet me COVID-19

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hasani përmes një postimi...

Praktika e ndërhyrjes në aset të trashëgimisë kulturore në Prizren pa pëlqimin e autoriteteve duhet të marrë fund

Ndërhyrjet në Shtëpinë e Musa Shehzades në bazë të projektit të Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik të Komunës së Prizrenit kanë filluar pa...

156 biznese përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, në...

Muharremaj: Në Suharekë të prekurit me COVID-19 po dalin jashtë shtëpive, nga nesër policia në aksion

Për Komunën e Suharekës sot IKSHPK ka njoftuar tri raste të vdekjeve që kanë rezultuar edhe me coronavirus. Kryetari Bali Muharremaj për RTV Dukagjinin thotë...

Ia pa sherrin byrekut: E hoqi maskën për të ngrënë, dënohet me 400 euro

Në Lubjanë, një qytetar është gjobitur jo pak por 400 euro, vetëm pse ishte ulur në një vend publik, kishte ulur maskën dhe po...

Haskuka: Do të formojmë komision për të na këshilluar se çfarë të bëjmë me shtatoren e Skënderbeut në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka pas shumë reagimeve që pati në rrjete sociale sa i përket dy shtatoreve të vendosura në qytetin...

16 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, 3 në Prizren

Brenda 24 orëve janë raportuar 16 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (84, 79, 53...

Për dy javë mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë

Ministria e Infrastrukturës përmes një komunikate për media ka njoftuar se të dielën do të mbyllet për qarkullim rruga Prizren – Gjakovë deri më...

Lajmet e Fundit

Lewis Hamilton rezulton pozitiv në testin për COVID-19

Lewis Hamilton është vetizoluar pasi ka rezultuar pozitiv në testin për COVID-19. Garuesi i njohur i Formula 1 do të mungojë në Sakhir Grand Prix...

235 milionë njerëz do të kenë nevojë për ndihmë më 2021

Zyra e Kombeve të Bashkuara për çështjet humanitare ka thënë se nevoja për ndihmë ka shpërthyer në nivele të papara sivjet për shkak të...

Suharekë, shtyhet gjykimi për veprën penale vjedhje e shërbimeve komunale

Ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor, i paraparë për të hënën në Gjykatën Themelore ne Prizren- Dega Suharekë ndaj të pandehurit Gëzim Mahmutaj, i...

Bashkëshortja e Ronaldos “pushton” Instagramin

Bashkëshortja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, nuk nguron të postojë në rrjetet sociale format e trupit të saj. Ajo ka surprizuar ndjekësit e saj në...

Prizren, shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarve për dhënien e banesave pa kriter për shoqatat e dala nga lufta

Ka dështuar të mbahet seanca ndaj të akuzuarve për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar, Reshat Mehmeti, Fidan Shala dhe Arben Rexhepi, e cila...