4.8 C
Prizren
E enjte, 18 Prill, 2024

Prizren: Shpallet fajtor Hafir Gallopeni, i akuzuar për përvetësim në detyrë

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, është shpallur aktgjykim dënues  ndaj të akuzuarit për veprën penale përvetësimi në detyrë, Hafir Gallopeni.

Sipas aktgjykimi të shpallur nga kryetarja e trupit gjykues, Ajser Skenderi, Gallopeni u dënua me 6 muaj burgim efektiv dhe 800 euro gjobë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Mirëpo pas shpalljes së aktgjykimit, mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Asman Hoxha, i propozoi trupit gjykues që dënimin me burgim ta zëvendësojë me dënim me gjobë.

Trupi gjykues aprovoi propozimin  e palës mbrojtëse dhe dënimin me burgim e zëvendësoi në gjobë në shumën prej 4000 euro dhe iu shqiptua dënimi unik me gjobë prej 4800 euro, ku në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim prej 28 ditësh apo në shumën prej 580 euro.

I akuzuari përveç dënimit është i detyruar që palës së dëmtuar të ia kompensojë dëmin në vlerën prej 4 mijë e 903,61 euro, ndërsa 2 mijë e 539 euro obligohet  ta paguajë epsertizën financiare.

Po ashtu, i akzuari obligohet që të paguajë 400 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 50 euro të tjera në emër të programit për kompensimin e viktimave të krimit.

I akuzuari obligohet që dënimin me gjobë ta paguajë në afatin prej 15 ditësh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në të kundërtën dënimi me gjobë do të zëvendësohet në dënim me burgim, ku për çdo ditë të kaluar në burg do të llogaritet shuma nga 20 euro.

Ndryshe, më 3 mars të vitit 2016, Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve Hafir Gallopeni, Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, për veprën penale “përvetësimi në detyrë”.

Ata akuzohen se në cilësi të inkasantëve në kompaninë e ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, përgjatë periudhës mars 2013 – maj 2015, nuk e kanë dorëzuar të gjithë shumën e inkasuar nga konsumatorët, duke i shkaktuar kompanisë në fjalë dëm në vlerë rreth 26 mijë euro.

Mirëpo, të akuzuarit Faik Berisha, Isen Ramanaj dhe Dardan Gashi, pas ngritjes së aktakuzës, kanë arritur marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, me organin e akuzës, ndërsa i akuzuari Hafir Gallopeni, nuk ka arritur një marrëveshje të tillë, andaj për të njëjtin procesi gjyqësor ka vazhduar ndaras. /BetimipërDrejtësi

Më Shumë

Italia me pesë skuadra në Champions, mjafton vetëm një kombinim për t’u zyrtarizuar

Italia vijon të kryesojë renditjen e kampionateve elitare të Europës dhe mesjava në kompeticionet europiane, thelloi edhe më shumë diferencën me Gjermaninë ndjekëse. Madje,...

Asfaltohet rruga Zym-Lugishtë-Dedaj në Has

Komuna e Prizrenit ka bërë të ditur sot se është shtruar shtresa e dytë me asfalt në rrugën Zym-Lugishtë-Dedaj të Hasit. "U shtrua sot shtresa...

Lajmet e Fundit