4.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

600 komplotet për të vrarë Fidel Kastron

Ish kreu i shërbimit të fshehtë të Kubës thotë se ka patur më shumë se 600 atentate për të vrarë apo destabilizuar liderin kuban, Fidel Kastro.

Këta mbështeteshin nga kundërshtarë të ndryshëm të regjimit, kryesisht SHBA, që shpesh herë vepronte në distancë duke përdorur gangsterë apo mërgimtarë anti Kastro.

Mes atentateve përfshihej përdorimi i taliumit për të bërë që t’i binte mjekra e tij e famshme, apo LSD për ta bërë të çmendej gjatë një transmetimi radiofonik.

Më pas ishte kostumi i helmuar i zhytjes, puroja shpërthyese, dhe femra fatale që do ta joshte – në rastin e fundit Kastro pretendoi se zbuloi qëllimet e saj, i dha një pistoletë dhe i tha që ta vriste, por ajo nuk kishte guxim.

Kishte gjithashtu guacka deti shpërthyese, të cilat shpërthyen vërtetë 40 minuta pas vizitës së Kastros në plazh.

Ka gjithashtu rrëfime për një plan tejet të çuditshëm për të realizuar me rreze një hologram të Virgjëreshës Mari, që supozohej se do të frymëzonte katolikët e Kubës që të hidhnin poshtë komunizmin, ndonëse nuk duket se është provuar kjo gjë.

Shumë prej komploteve është e pamundur të mbështeten me fakte, ndonëse nuk ka dyshim që shumë njerëz e donin Kastron të vdekur.

“Nëse mbijetesa ndaj shumë atentateve do të ishte sport Olimpik, unë do të kisha medalje ari”, ka thënë ai. /bota.al/

Më Shumë

Trepça fiton ndaj Prishtinës në gjysmëfinalen e parë

Trepça ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 87:81 (22:19, 21:20, 21:16, 23:26) Kevin Capers kishte 13 pikë, 4 kërcime e...

“El Clasico” zhvillohet sot në basketbollin kosovar

Sigal Prishtina dhe Trepça do të ballafaqohen sot në kuadër të playoff-it të gjysmëfinaleve në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll. Duelin e parë...

Lajmet e Fundit