16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Arrestohet në Itali shqiptari, “koka” e trafikut të kokainës në Lombardi

Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi konsiderohej si “koka” e trafikut të drogërave të forta në Viterbo të Italisë.

Ai është identifikuar nga karabinierët si Ismail Rebeshi, i cili u arrestua në kuadër të operacionit “Ichnos”.

Policia lokale e ka konsideruar 35-vjeçari shqiptar si “kokën” e trafikut të drogës mes Sardenjës, Lazio dhe Lombardisë.

Ai ishte rezident prej vitesh në Tuscia. Pronari i një pike makinash të vjetra si dhe i një klubi nate, ia kishte dalë të ishte në mesin e grupit të furnizuesve të kokainës dhe heroinës në Sardenjë.

Grupi shiste lëndë narkotike edhe tek të miturit.

Rebeshi u arrestua së bashku me katër persona të tjerë si pjesë e operacionit të “Ichnos”. Ai ka siguruar 6 kg kokainë dhe 3 kg heroinë nga nëntori i vitit 2017 deri në shkurt të vitit 2018.

Më Shumë

Julia Fox për lidhjen me Kanye West: Më la shije të hidhur!

Ylli i “Uncut Gems” Julia Fox tha për revistën InStyle se lidhja në fakt i la “një shije të keqe”. Dhe tani, për shkak...

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Lajmet e Fundit