11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ban Ki-moon: Jo zgjidhje ushtarake për tragjeditë në Mesdhe

Përdorimi i forcës nuk është një zgjidhje për tragjedinë e imigrantëve në Mesdhe, theksoi sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon.

“Nuk ka zgjidhje ushtarake për tragjeditë që po ndodhin në Mesdhe”, tha Ban në një intervistë të publikuar sot nga e përditshmja ”La Stampa”. Ai thotë se preferon një inkurajim për imigracionin ligjor si zgjidhje globale.

Bashkimi Evropian, që u mblodh të enjten në një samit të jashtëzakonshëm, u shpreh i gatshëm për të ndërmarrë veprime të armatosura kundër kontrabandistëve të vendosur në brigjet libiane, me kusht për të marrë dritën e gjelbër nga Kombet e Bashkuara.

Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini u ngarkua nga drejtuesit evropianë të kërkonte këtë mandat nga OKB.

“Një mendim global është vendimtar që merr parasysh rrënjët e problemit, sigurinë dhe të drejtat njerëzore të imigrantëve dhe refugjatëve, ashtu siç janë rrugët ligjore dhe të rregullta të imigracionit”, theksoi sekretari i përgjithshëm i OKB-së.

“Kombet e Bashkuara janë të gatshme të bashkëpunojnë me partnerët tanë evropianë për këtë qëllim”, shtoi ai.

“Masat e njoftuara së fundi në Luksemburg dhe Bruksel janë hapi i parë i rëndësishëm drejt një veprimi kolektiv. Është e vetmja rrugë që mund të funksionojë për një problem të kësaj natyre, kaq të gjerë dhe transkombëtar”, shtoi Ban, që do të pritet nesër në Itali.

”Kryeministri italian, Matteo Renzi, Ban Ki-moon dhe Federica Mogherini do të marrin pjesë së bashku në një udhëtim në Mesdhe për të treguar solidaritetin e tyre pas dramave të fundit të imigracionit”, njoftoi shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian. /RTK/

Më Shumë

50 vite karrierë! Shkurte Fejza ndan lajmin e bukur me ndjekësit e saj

Këngëtarja Shkurte Fejza ka dhënë një lajm të bukur për mbështetësit e muzikës së saj. Ajo ka njoftuar se do të mbajë dy koncerte, një...

Kuvendi i Prizrenit bart mbi 2 milionë euro në projekte për vitin 2024

Kuvendi i Prizrenit ka miratuar sot bartjen e mjeteve të të hyrave vetanake të rritura nga ato të planifikuara për vitin e kaluar. Shuma e...

Lajmet e Fundit