17.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Lufta e Sirisë, vijojnë bombardimet në Ghouta, shënohen 380 viktima

Forcat qeveritare siriane njoftohen se kanë kryer një valë të re të sulmeve ajrore, me përdorimin e artilerisë së rëndë, në rajonin e rrethuar nga rebelët në Ghoutan Lindore.

Sulmet kanë lënë të paktën 33 civilë të vdekur, tha një grup monitorimi, duke çuar në 382 numrin e të vrarëve që nga e diela.

OKB ka thënë se 393,000 njerëz janë bllokuar në “ferrin mbi tokë”. Këshilli i Sigurimit i OKB në Nju Jork po mblidhet për të diskutuar një projekt-rezolutë që bën thirrje për një armëpushim 30-ditor mbarëkombëtar.

Megjithatë, Rusia, aleati i qeverisë siriane, mund ta vërë veton ndaj saj. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov tha se do të konsideronte lejimin e tekstit nëse armëpushimi nuk mbulon grupet xhihadiste të Shtetit Islamik dhe Hayat Tahrir al-Sham, një aleancë e lidhur me al-Kaedën që ka një prani në Ghoutan Lindore.

Lavrov tha se gjithashtu donte të përjashtonte grupet rebele në enklavat të cilat “bashkëpunojnë” me Hayat Tahrir al-Sham dhe bombardimin e zonave afër qeverisë.

Ndërkohë zëvendësministri i jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, i ka thënë BBC-së: “Frika nga lufta është kudo në rajonin tonë”, dhe në të njëjtën kohë e përshkroi situatën me aleatin sirian të Iranit si “shumë të komplikuar”.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një grup monitorimi në Mbretërinë e Bashkuar, tha se reshjet e shiut mbajtën larg avionët e qeverisë nga qielli mbi Ghoutan Lindore të enjten në mëngjes, por ata u kthyen rreth mesditës sapo moti u përmirësua.

Mbrojtja civile e Sirisë, punonjësit e shpëtimit, të cilët janë të njohur gjerësisht si helmetat e bardha, thanë se zonat e banimit në qytetin e Doumës ishin nën sulmin e vazhdueshëm, së pari nga raketa tokësore dhe pastaj me avionë qeveritarë dhe rusë.

Zëdhënësi Siraj Mahmoud gjithashtu pohoi se organizata ishte qëlluar qëllimisht nga avioni qeveritar, me katër shpëtimtarë të vrarë që nga mbrëmja e së dielës. “Të gjithë e dinë se është një shfarosje”, i tha ai Associated Press.

Ndërkohë, agjensia shtetërore e lajmeve siriane njoftoi se një fëmijë u vra dhe gjashtë civilë u plagosën në zonën e kontrolluar nga qeveria, në Damezk nga një shpërthim rebel. Njësitë e ushtrisë u përgjigjën me “sulme precize”, duke shkatërruar një numër pozicionesh rebele dhe duke shkaktuar humbje të mëdha, tha ai.

Observatori sirian thotë se mes të dielës dhe të mërkurës Ghouta Lindore u godit nga rreth 420 sulme ajrore, 140 bomba me fuçi të hedhura nga helikopterë dhe 1,520 raketa dhe 880 predha të gjuajtura nga forcat tokësore, duke lënë më shumë se 300 njerëz të vdekur.

Më Shumë

Sot, ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e...

Alarmojnë shkencëtarët: Moti në Evropë më i paqëndrueshmi, pritet krizë klimatike

Shkencëtarët për ndryshime klimatike kanë paralajmëruar se një krizë klimatike pritet të përfshijë Evropën në vazhdim. Ata thonë se temperaturat po rriten në mënyrë drastike,...

Lajmet e Fundit