8.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

‘Miq dhe armiq’, fjalimi i presidenti Trump

Sondazhet publike tregojnë se fjalimi i parë i Presidentit Donald Trump mbi gjendjen e vendit, mori një përgjigje përgjithësisht pozitive nga shikuesit.

Presidenti vuri theksin tek uniteti dhe bashkëpunimi dypalësh, gjë që u prit mirë nga shumë republikanë, por shkaktoi skepticizëm tek demokratët rreth qëllimeve të tij të vërteta dhe çfarë pritet në të ardhmen.

Pas një viti të trazuar në detyrë, presidenti Trump e përdori fjalimin e tij mbi situatën në vend, për një thirrje për unitet përpara ligjvënësve të të dyja dhomave të Kongresit dhe një audience mbarëbotërore.

“Të gjithë ne, së bashku, si një ekip, një popull e familje amerikane mund të bëjmë gjithçka. Ne ndajmë një shtëpi, zemër, fat e të njëjtin flamur të madh Amerikan”, tha Presidenti Donald Trump.

Republikanët e përshëndetën tonin e butë të presidentit dhe thirrjen e tij për bashkëpunim.

“Ai foli për leje mjekësore të paguar, për infrastrukturën, trajnimin e fuqisë punëtore dhe opioidet. Këto janë të gjitha çështje që përfshijnë të dyja palët. Unë u lumturova për tonin që përdori”, thotë ligjvënësi republikan Brian Fitzpatrick.

Por demokratët shpesh nuk duartrokisnin gjatë fjalimit, trehues i dyshimit të tyre mbi sinqeritetin e presidentit. Shumë demokratë vunë në dyshim nëse presidenti është i gatshëm në të vërtetë, të bëjë kompromis mbi imigracionin.

“Pikëpamjet e këtij presidenti mbi imigracionin janë ekstreme. Ata i bëjnë thirrje një grupi të ngushtë, fanatik, racist të bazës së tij”, tha ligjvënësi demokratat Jim Mcgovern.

Sondazhet e menjëhershme pas fjalimit treguan se toni më i butë i presidentit ishte të paktën fillimisht efektiv.

Pyetja që shtrohet është, a do të zgjasë?

“Nëse presidenti kërkon një qasje të re pozitive, ai duhet të dëshmojë se kjo sjellje nuk është vetëm për një orë e gjysëm. Ai duhet të vazhdojë ta bëjë këtë. Por ne nuk kemi dëshmi se Donald Trumpi ka aftësi për të ndryshuar sjelljen e tij, jo vetëm për një kohë të gjatë por edhe më pak se aq”, thotë John Hudak Insituti Brookings.

I takon Donald Trumpit të ndërtojë mardhënien e besimit, thotë Jim Kessler.

“Po, fjalimi i tij mbi situatën në vend duhet të shërbeje si goditje për të. Kjo ndodh me pothuajse çdo president. Pyetja është, sa kohë zgjat? Cila do të jetë jetëgjatësia e atij fjalimi? A e ndihmon atë për shtatë ditë apo për shtatë muaj? “, thotë Jim Kessler i organizatës Third Ëay.

Fjalimi i presidentit Trump la pak dyshime se baza e tij politike i mbetet besnike.

Tashmë sfida e presidentit është të gjejë një mënyrë për të zgjeruar mbështetjen e tij, përballë miratimit historikisht të ulët që gëzon.

Më Shumë

Mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshja për tunelin Tetovë-Prizren

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit...

KPF-ja e rekomandon Kuvendin e Prizrenit që të bëjë bartjen e mjeteve për vitin 2024

Në mbledhjen e sotme të Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Prizrenit, u shqyrtua dhe diskutua pika e rendit të ditës lidhur...

Lajmet e Fundit