3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ndërron jetë nga kanceri milioneri mysliman që dha tërë pasurinë për bamirësi

Ali Banat, nga Sydney, Australi, iu dha vetëm shtatë muaj jetë nga doktorët më 2015. Por, biznesmeni jetoi edhe për tre vjet të tjerë, të cilët i shpenzoi duke ndihmuar njerëz.

Ai vdiq 32 vjeç, më 29 Maj.

Ali më parë kishte një jetë shumë luksoze, vishej me rroba nga firmat më të shtrenjta dhe përdorte makina super të shtrenjta.

Kur ai u sëmur, ai kuptoi se të gjitha të mirat materiale që zotëronte, nuk kishin asnjë vlerë për të.

Ai vendosi të shpenzojë vitet e fundit të jetës duke shpërndarë pasurinë për myslimanët e tjerë të pa privilegjuar nga jeta.

Ali shpejt ‘hoqi qafe’ makinat e tij, orët dhe shpërndau rrobat e tij tek njerëzit me më pak fat.

Në videon virale “Gifted Ëith Cancer”, (I Bekuar me Kancer) ai thotë se kanceri ishte një dhuratë për të, sepse falë tij, Allahu i dha një mundësi për të ndryshuar çdo gjë në jetën e tij.

Gjatë një interviste, ai tregon një byzylyk me vlerë 60.000 dollarë dhe një Ferrari Spider.

Ali thotë: “Kur zbulon se je i sëmurë, apo nuk ke shumë kohë për të jetuar, kjo është gjëja e fundit që dëshiron të ndjekësh.”

“Dhe kështu duhet ta jetojmë jetën tonë çdo ditë.”

Në tetor të 2015, ai nisi projektin e bamirësisë “Muslims Around The Ëorld” (MATË), në shqip: “Myslimanët Rreth Botës” për të ndihmuar njerëzit me më pak fat në zona të varfra të Togos, në Afrikë.

Ai udhëtoi atje për dy javë, duke takuar fëmijët e zonës dhe familjet e tyre, duke e prekur varfërinë me dorë.

Organizata e tij financoi ndërtimin e një xhamie, një qendre shëndetësore dhe një shkolle në Afrikë.

Donacionet në faqen e bamirësisë GoFundMe kanë grumbulluar gati 1 milionë paund dhe vazhdojnë të rriten për çdo sekondë që kalon.

Në një video të shkurtër, regjistruar pak para vdekjes së tij, ish milioneri i shndërruar në një bamirës, i kërkon njerëzve të vazhdojnë punën e tij.

Ai thotë: “Gjatë jetës suaj, vëllezër e motra, përpiquni të keni një qëllim, të keni një plan, të keni një projekt dhe të punoni për të.

Edhe pse nuk e keni themeluar vetë, por e gjeni të gatshëm projektin e dikujt tjetër, thjesht bëni diçka.”

Më Shumë

Mbi 2 mijë patentë shofer të konfiskuar për tre muaj: Mbi 5 mijë shoferëve u janë vendosur pikët negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se përgjatë periudhës kohore Janar – Mars të vitit 2024, 2mijë e 223 shoferëve u është konfiskuar patentë shoferi. Derisa...

Moti sot me diell dhe vranësira, temperaturat minimale 0 gradë Celsius – maksimalja deri në 16

Moti sot parashihet të jetë me diell dhe vranësira të pakta në orët e para të mëngjesit. Më pas pritet shtim i vranësirave, të cilat...

Lajmet e Fundit