Haxhi Krasniqi kampion i Evropës, mposht rusin Kashtanov

Robin Haxhi Krasniqi ka fituar titullin EBU, pasi ka mposhtur rusin Sanislav Kashtanov.


Lufta e zhvilluar në Munich të Gjermanisë për titullin kampion i ka takuar djalit nga Juniku.

Pas 12 rundeve të gjata, triumfues doli Krasniqi, i cili mundi një nga boksierët më të suksesshëm të kësaj kategorie, shkruan gazetametro.net.

Fillimin e meçit më mirë e nisi Krasniqi, duke plasuar më shumë goditje të suksesshme në drejtim të kundershtarit, e nga 12 runda vetëm 2 ose 3 i takuan rusit, duke bërë kështu që juria me vendim unanim të shpallë fitues Krasniqin.

Gjatë meçit nuk ka munguar përkrahja e tifozëve për Krasniqin, duke brohoritur emrin e tij, “fitore” e duke kënduar “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Festa e fitores së Krasniqit, në sallë është shoqëruar edhe me daulle e këngë shqip. /gazetametro.net

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Kërkohet paraburgim ndaj dy të dyshuarve për rastin e vrasjes së imamit në Zlipotok të Dragashit

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë në Gjykata Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve B.H. dhe...

Lajmet e Fundit