11.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Cannavaro e ngacmon, Pirlo: Unë te Juventusi? Mua po më pret Barcelona!

Andrea Pirlo dhe Paolo Cannavaro kanë argëtuar tifozët në një bisedë “live” që ata kanë bërë së bashku në “Instagram”.

Fituesi i “Topit të Artë” në vitin 2006, ka ngacmuar ish-mesfushorin, për të cilin është thënë në media se mund të marrë drejtimin e Juventus U23.

Pirlo tregohet i qartë: “Unë te bardhezinjtë? Jo, kam shumë kërkesa. Seriozisht, unë e kam stafin gati pasi nga jashtë mund të më thërrasin më parë”. Me ironi më pas shton: “Barcelona po më pret”.

Pirlo ka qenë një profesor në fushë dhe tashmë do të bëjë edhe karrierë si trajner.

Gjatë bisedës me ish-shokun e skuadrës, ai është shprehur se dëshiron të marrë vendimin e duhur.

“Nuk dua të gaboj në zgjedhjen e parë. Deri më tani kam pasur disa oferta”, është shprehur Pirlo në komunikimin me Cannavaron.

Më Shumë

Totaj priti kryetarin e PDAK-së, Qazim Rahmani

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj priti sot kryetarin e subjektit politik PDAK, Qazim Rahmani, nënkryetarin e Komunës së Ferizajt, Danush Ademi dhe bashkëpunëtorët e...

Shenja e horoskopit që shërohet nga dhimbjet e zemrës!

Virgjëresha eshte shenja e horoskopit qe gjen paqe kete fundmuaji. Pasi të shëroheni nga dhimbjet e zemrës, asgje nuk ju ndal me. Do të...

Lajmet e Fundit