11.9 C
Prizren
E martë, 26 Maj, 2020

Ditëvdekja

 

Ilir Muharremi

Nuk do të brengosëm për jetën e as vdekjen time, fundja jeta kalon e vdekja është përjetësisht. Kjo e dyta është shumë më e rëndësishme. Erdha në këtë botë pa rroba, dua të ik pa to. Në ditëvdekjen time, dua të më pastrojnë mirë jo të më mbulojnë me qefin, por të më veshin, jo të falin namazin, të citojnë thënie të mija, ta lëshojnë muzikën time të preferuar Pink Floyd gjatë rrugës për te banesa e re (te varri). Atë ditë do të vijnë shumë njerëz për të më përcjellë, shumë nga ta do të marrin pushim nga puna, të tjerët do t’i anulojnë punët personale, vetëm të më varrosin mua.

Shumë prej tyre më duan e shumë prej tyre më urrejnë, këtë e di. Gjësendeve të mija gardërobës, përveç librave i erdhi fundi dhe jam i bindur se bota nuk do të pikëllohet për mua e as t’i që po e lexon këtë letër. Jeta vazhdon, ekonomia poashtu, fëmijët do të lindin dhe të plaken. Aty ku punoja do të më zëvendësoj tjetri, pasuria ime do të trashëgohet. E para që po zhduket tashmë është trupi dhe shpirti e librat jo. Emri im tashmë po zavëndësohet me kufomën dhe ata që tashmë po më vendosin në shtratin e përjetshëm klithin kapeni mirë kufomën emrin tim nuk e dëgjoj. Hudhin dhe sipër meje nuk e theksojnë emrin tim, por më quajnë prapë kufomë. Nuk kam përse e kërkoj prejardhjen time, punën, parat, asgjë!

Bota nuk është shumë e poshtër, më e poshtër po më duket ajo te e cila po shkoj. Më intereson pikëllimi për mua si do të jetë? Ata që më njohin pak do ju dhimbsem shumë pak. Shoku im i ngushtë do të pikëllohet vetëm disa orë, pastaj do ta vazhdon pijen, dehjen dhe humorin. Familja do të pikëllohet shumë në fillim, në disa muaj do ta kenë më lehtë, kur të bëhet një vit edhe më lehtë, e dikur do të më varrosin në arkivin e tyre të kujtimeve.
Shoqëria është më injorante dhe ajo u dëshmua edhe në histori të artit sidomos me Van Goghun. Shoqëria i tha Van Goghut: Tani boll, shko shpejt në varr, mjaftë me gjeninë tënde, e nëse merakosësh për pafundësinë ajo është vetëm për ne. Eh këta të poshtërr, po Van Goghu nuk vdiq për kërkimin e pafundësisë. As që e mendoj këtë sa që ishte i mbytur nga mjerimi dhe asifiksia. Edhe do të kishte mundur të gjente pafundësi në jetë si ndërgjegja shtazarake e shoqërisë sidimos kjo e jona në Kosovë e cila nuk ka lidhje me pikturën e as poezinë. “Askush nuk vetvritet fillikat”, shkruan Antonin Artaud. Edhe në ditëvdekjen tonë nuk jemi të vetëm. Van Goghun e shtyri shoqëria të vetvritet drejt ditës së fundit, ajo ushtri e ligë e cila e obligoj drejt gjestit kundër trupit. Andaj mik, shoqëria nuk të do ajo të thellon drejt vetvrasjes. Gjithmonë është dikush tjetër aty që na çvesh nga jeta jonë.

Edhe pse tash po vdes kërkoj t’i bashkohem asaj pafundësie ose siç thoshte Van Goghu t’i hipim një treni që shkon në yll, dhe i hipim ditën kur e kemi vendosur të heqim dorë nga jeta. Vdekja e Goghut si i ndodhi? Nuk besoj në këtë rezultat. Goghu u përzu nga kjo jetë sëpari nëpërmjet vëllait, nga lajmi i lindjes së nipit, pastaj e degdisi doktor Gasheja, i cili si udhëzim është dashtë t’i propozonte qetësi dhe pushim, ai e detyronte të pikturonte.

Sa të këqinj janë njerëzit, tash në 2018 shtyhen të parakalojnë pranë pikturave të tij, ndërkohë të gjithë banorët e Parisit e braktisën, gjatë natës, dhe u ndjen të detyruar ta braktisin. Edhe ata që e urryen për të cilët jam edhe vetë dëshmitar prej kohësh teksa i shohë gjenitë të kalbën nëpër çmendina, ose kafshimi i shoqërisë me qëllim për t’i përbuzur. Tani urrejtja për Goghun është harruar, edhe ata shpirtëra plehurishte, parakalojnë pranë pikturave të Goghut, në të gjallë të tij, stërgjyshërit ia përdrodhën qafën.

- Advertisement -

Më Shumë

Naim Frashëri përkujtohet në 174-vjetorin e lindjes

Me përkushtimin dhe veprimtarinë e tij të dendur atdhetare e kulturore shkrimtari i madh shqiptar, Naim Frashëri u bë figura qendrore e Rilindjes Kombëtare...

Dragash: Babai ushtron dhunë fizike ndaj vajzës, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Dragash, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij. Policia...

Munishi: Po bëjnë hajgare me jetët tona, askund në botë si në Kosovë!

Ismet Munishi nuk ka të ndalur. Ai po vazhdon ta kundërshtojë rinisjen e aktiviteteve futbollistike në Kosovë me lejen që institucionet shëndetësore ia dhanë...

Qytetarët e Suharekës grumbullohen nëpër lokale, policia intervenon në katër raste

Brenda dhjetë minutave, Policia në Suharekë mbrëmë ka intervenuar në katër raste ku ka hasur në grumbullim të qytetarëve dhe hapje të lokaleve në...

Mjeku nga Prizreni tregon se si trembet ariu (Video)

Profesori dhe Specialisti i Protetikës Stomatologjike, dr. Kujtim Shala, tregon se si duhet të trembet ariu, në rastet kur njerëzit përballën me të. Sipas tij,...

Edhe studentët kërkojnë të përfshihen në Pakon Emergjente

Organizata për mbrojtjen e të drejtave të studentëve ‘’Demokracia Studentore’’ përmes një komunikate për media ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që...

Vitia konfirmon lehtësimin e masave, ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka bërë të ditur se nga dita e enjte do të shtohet liria e...

Ende s’dihet kur do t’i kthehen shkollës nxënësit në Kosovë

Disa vende evropiane kanë filluar rihapjen e shkollave pas lehtësimit të masave parandaluese kundër pandemisë së koronavirusit. Por, Kosova ende nuk ka një datë për...

Ambasadori Nait Hasani ngushëllon familjen Hoxha për vdekjen e Agimit

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka ngushëlluar familjen Hoxha nga Randobrava e Prizrenit, për vdekjen e Agimit. “E ndaj dhimbjen dhe shpreh ngushëllimet...

Shqipëria hap kufirin me Kosovën më 28 maj, Kosova s’ka akoma datë

Shqipëria pritet që ta hapë kufirin me Kosovën më 28 maj. Kështu kanë konfirmuar burime zyrtare për Klan Kosovën. “Pra me 28, eventualisht në fund të...

Pa namaz e vizita familjare, myslimanët festojnë Fitër-Bajramin

Myslimanët e Kosovës, por edhe të mbarë globit sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjerimit njëmujor të muajit të shenjtë të...

Komuna e Rahovecit shpallë konkurs për kopshtin më të rregulluar

Me rastin e 5 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Mjedisit, drejtoria për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit(UPMM) në komunën e Rahovecit shpall konkurs publik për: 1.Kopshtin...

Krusha e Vogël, në ujë (Foto)

Gjatë dy ditëve të fundit të reshurat e rrepta të shiut, të shoqëruara me breshër e me shkarkime rrufesh, krijuan dëme të mëdha në...

Aktori tenton të vrasë ish-partneren, por kthen armën nga vetja e bën vetëvrasje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shoëbizin e huaj. Aktori i njohur Hagen Mills ka kryer vetëvrasje. 29-vjeçari ka tentuar të vrasë ish-të...

Anulohet festivali “Sunny Hill”

Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” kanë njoftuar zyrtarisht se edicioni i sivjetmë, i paraparë të mbahej në gusht, nuk do të mbahet për shkak të krizës...

Deputeti Haxhi Avdyli kërkon hapjen e shkollave me 1 qershor

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, ka kërkuar që hapja e shkollave të bëhet me 1...

Lajmet e Fundit

118 testime të reja u kryen në QRShP në Prizren

Gjatë ditës së sotme, në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike në Prizren janë marrë mostrat e 118 personave të cilat janë dërguar për analiza...

Prizren: Aktakuzë ndaj tre personave për shitje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve me inicialet A.K., A.S., dhe R.B., për shkak të...

Përkujtohet 21 vjetori i masakrës së Tusuzit në Prizren, Haskuka kërkon drejtësi

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot së bashku me nënkryetarët komunalë Eshref Memaj dhe Memnuna Ajdini, bënë homazhe pranë varezave të martirëve...

Limaj përkujton masakrën në lagjen “Tusuz” të Prizrenit

Kryetari i NISMA-s Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka përkujtuar masarkrën e 27 shqiptarëve të pafajshëm në lagjen "Tusuz" të Prizrenit. Sipas tij, vrasja e tyre 21...

Thënie të pavdekshme nga njerëz të mëdhenj

“Vlera e një njeriu duhet parë në faktin se çfarë jep, dhe jo në atë se çfarë është në gjendje të marrë” – Albert...